Panorama Sport (Albania)

Një grek “sjell” Botërorin 2019 në Shqipëri

-

Theodoris Hamakos, zëvendëspr­esidenti i Federatës Botërore të Mundjes për Europën, i cili është njëkohësis­ht dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Mundjes, ka qenë në një vizitë njëditore në Tiranë. Hamakos, së pari, është takuar me nënkryetar­in e Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, më pas është pritur nga zëvendësmi­nistri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Në të gjitha këto takime, Hamakos është shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ndërsa ka treguar qëllimin e vizitës së tij në Tiranë. "Në vendin tuaj janë organizuar Europiane, por dhe Botërorë Veteranësh. Tani ka ardhur koha që të merrni një Europian dhe duke qenë se unë jam grek, kam dëshirë që të mbështes kandidatur­ën e Shqipërisë. Kemi ardhur të shohim hotelerinë e Tiranës, por dhe pallatet e sportit dhe mendoj se Shqipëria do ta fitojë kandidatur­ën e saj. Në të gjitha takimet shoh që ka optimizëm dhe mbështetje për mundjen. Ndaj mendoj se jemi në rrugë të mbarë". Hamakos nuk ka harruar të ndalet dhe te dëmtimi i Leonard Frrokajt në Kampionati­n Ballkanik të Sllovenisë. "Është një dëmtim i rëndë dhe i pafat dhe ne ndiejmë një keqardhje të madhe që i ka ndodhur atij mundësi. Unë kam takuar në Slloveni jo vetëm mikun tim Martin, por dhe të atin e Leonardit dhe të gjitha shpenzimet e kurimit janë të Federatës Botërore të Mundjes. Shpresojmë që të shërohet shumë shpejt". Sipas Bibës, është në politikën e Federatës Botërore të Mundjes shpërndarj­a e të gjitha aktivitete­ve nëpër të gjitha vendet. "Sigurisht që ne e kemi një eksperienc­ë të tillë, jo vetëm në Botërorin e Veteranëve, por dhe në Europiane të disa viteve më parë, atje ku Hamakos ka qenë i pranishëm. Mendoj që jemi të gatshëm jo vetëm për Botëror kadetësh/ para të rinjsh, po pse jo, dhe U-23. Tashmë Hamakos do të mbajë shënimet e tij e ne besojmë se do ta kalojmë klasën për një Botëror më 2019- ën", ka përfunduar Biba, ndërsa janë inspektuar jo vetëm pallati i sportit "Asllan Rusi", por dhe salla olimpike "Feti Borova".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania