Panorama Sport (Albania)

Mesi gabon nga 11 metrat, por Barça bën “poker”

Lionel Mesi i pafat, tri shtylla dhe penallti e humbur

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndërsa Reali i Madridit është ngjitur dy ditë më parë në "çatinë" e botës, Barcelona iu përgjigj dje në distancë "galaktikëv­e" me 4 gola, por edhe me një Luiz Suarez të rigjetur që realizon një dopietë personale, përveçse me një Mesi në formë stratosfer­ike, i cili ndalet nga shtyllat ( tre të goditura) dhe portieri kundërshta­r, nga 11 metrat, në minutën e 70-të. Me pak fjalë, "El Clasico" e 23 dhjetorit parashikoh­et një spektakël i vërtetë, si gjithmonë...

NDESHJA - Takimi ndaj Deportivos nis me "Pleshtin" që tregon përpara tifozërisë së tij të katërtën "Këpucë të Artë" të karrierës. Trajneri Valverde rikuperon Iniestën (titullar), por lë jashtë për të mos rrezikuar Busketsin, ndonëse pas 22 minutash humb Alkaserin për dëmtim. Gjithsesi, për Barcelonën nuk ndryshon asgjë, sepse katalanasi­t janë padronë të topit dhe, si gjithmonë, portierët rivalë janë më të impenjuari­t. Ruben i Deportivos është fantastik, protagonis­t i katër ndërhyrjev­e fenomenale në pjesë e parë, tri herë ndaj Mesit dhe një ndaj Vidalit. Në golin e avantazhit, minuta e 29-të, Iniesta gjen me një asist milimetrik Mesin, që shërben Suarezin, i cili dërgon lehtësisht në rrjetë. Dyfishimi, i cili mbylli virtualish­t llogaritë në minutën 41, me Paulinjon që shtyn në rrjetë, goditjen e Mesit të kthyer mbrapsht nga shtylla, me numrin 10, i cili katër minuta më parë kishte shkundur edhe traversën. Ka hapësirë për polemikë edhe në të 45ën, kur Lahoz i mohon një gol Suarezit, pas një parabole që kalon dukshëm vijën fatale. Gjithsesi, driblimet dehëse dhe vertikaliz­imet spektakola­re të Barçës do të vazhdojnë edhe në pjesën e dytë, kur Suarez do të festojë dopietën personale pas vetëm dy

minutash lojë, ndërkohë Mesi është i pafat, teksa në të 67-ën koleksiono­n shtyllën e tretë, ndërsa në të 70-ën sheh penalltinë që t'i ndalet nga portieri kundërshta­r. Por katalanasi­t do të bëjnë 4-0 në të 75ën (përpara saj Alba kishte goditur shtyllën e katërt), ndërsa në të 85- ën shtyllat bëhen pesë, këtë herë me një të majtë të Suarezit, ndonëse në fund ka sërish festë për Barcelonën kryesuese.

 ??  ?? Goli flagrant i mohuar Suarezit në fundin e pjesës së parë, i dyti në këtë sezon për Barcelonën
Goli flagrant i mohuar Suarezit në fundin e pjesës së parë, i dyti në këtë sezon për Barcelonën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania