Panorama Sport (Albania)

Disa lojtarë të shporren që nesër, Partizani nuk është i juaji!

- Nga PËRPARIM KABO

Turpërimi i Partizanit 5:0 me Luftëtarin është një ngjarje, një episod, apo një fatkeqësi sportive? Mendoj se është një gjë që pritej të ndodhte…. Para disa javësh u justifikua­n me Iulianon, me Moxhin, me...

Turpërimi i Partizanit 5:0 me Luftëtarin është një ngjarje, një episod, apo një fatkeqësi sportive? Mendoj se është një gjë që pritej të ndodhte….Para disa javësh u justifikua­n me Iulianon, me Moxhin, me merkaton, me gjithçka, por një gjë shumë të rëndësishm­e e harruan. Harruan që Partizani që kur është krijuar, ka pasur disa vlera unikale, si: dinjitetin sportiv, përgjegjës­inë ndaj fanellës dhe vit pas viti respektimi­n e historisë së suksesit. Po këta që luajnë sot, cilët janë, a kanë lidhje me këtë histori, a kanë gjak partizani, po sedër sportive a kanë??!! Kam frikë se jo! I shikoja sot (dje) që ata nuk kanë ekip, pra nuk punojnë në grup, secili në mëndje të tij, disa që përpiqen dhe disa me demek senatorë, që bëjnë kompetenti­n në fushë, dhe tek i shihja thosha bo bo boooooo, po te Partizani ynë ju nuk ju mbanin as për të kapur topat. Ju që ju ka ardhur koha të dilni në pension dhe ende nuk dini të ndaloni topin apo të hidhni një krosim në zonë. Partizani nuk është i juaji. Turpi po. Disa nga ju duhen shporrur që nesër dhe mos shkelin më në atë portë nderi dhe dinjiteti. Ajo fanellë nuk është bërë për shpatullat tyre, ato këpucë dhe ato geta nuk janë për ato këmbë. Ju nuk u bëtë asnjëherë partizanas. Ju jeni ca rrogëtar të pështirë. Largohuni një orë e më parë! Ai emër di se ku e ka vendin dhe se ku duhet të shkojë. Historia e di rrugën e saj, e di ku e ka lavdinë dhe suksesin. Partizani është i yni, jo i juaji. Djemtë që do t'i dalin për zot nuk do vonojnë. Ju jeni nga ata që ju marrin në telefon dhe ju thonë toleroni, toleroni pa rënë në sy. Po kush guxonte ta bënte këtë te Partizani ynë? Para disa vitesh iu turrën ta zhduknin, nuk mundën. Tani janë me planin B, ta turpërojnë si një ekip leckë… si thuhej dikur si "arkë kursimesh" dhe disa prej jush po kontribuoj­në për këtë gjë. Por jo, PARTIZANI është i artë, edhe pse sot ju e turpëruat sepse turpëruat Besim Fagun, Xhep Spahiun, Loro Boriçin, Gani Merjen, Lin Shllakun, Refik Resmen, Kolec Krajën, Robert Jasharin, Panajot Panon, Sabah Bizin, Agim Jankun, Safet Berishën, Agim Muratin, Lefter Millon, Suljeman Starovën, Ylli Shehun, Nand Ocellin, Ledjo Panon, Genci Tomorrin, Perlat Mustën, Neptun Bajkon, Jani Kaçin, Luke Shaqirin, etj., etj., janë me 100-dra. Ju pra, ju rrogëtarët që e patë se si oshtinte salla atë ditë prilli, kur festuam 70-vjetorin e Klubit. Ishin atje të gjithë heronjtë e Partizanit, të gjallë dhe engjëj. Po ju kush jeni që ishit atje, kush, kush…?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania