Panorama Sport (Albania)

Kukësi kthehet i dyti, Teuta në errësirë

Bakaj dhe Ethemi përmbysin golin e shënuar nga Latif

- DRILON XHEPOLLARI

Kukësi është rikthy er pas dy javësh mungesë te fitorja duke arritur të përmbysë Teutën në shtëpi në një ndeshje që u duk se do të përfundont­e në mënyrën më të keqe për kampionët. Por, ekipi i Milinkoviç­it arriti të gjejë forca dhe të siguronte trepikëshi­n pas një goli të shënuar nga Bakaj nga pika e bardhë e penalltisë dhe një tjetri të shënuar nga Ethemi në fillimin e fraksionit të dytë. Edhe pse verilindor­ët kanë luajtur për më shumë se 20 minuta me një lojtar më pak pas daljes së Shametit me karton të kuq, nuk arritën të shënonin golin e barazimit. Me këtë fitore, Kukësi është rikthyer në vendin e dytë të tabelën e klasifikim­it, ndërkohë që durrsakët vazhdojnë të vuajnë në fundin e renditjes duke u futur në zonën e ftohtë.

PJESA E PARË - Me synimin e vetëm për të marrë fitoren, miqtë e nisin takimin në sulm dhe në minutën e 11-të, Kale kroson saktë në zonë duke gjetur Gurin, i cili me kokë gjuan, por Kastrati është pozicional dhe arrin të presë. Teuta është shumë e kujdesshme në mbrojtje dhe mundohet të mbajë kundërshta­rin sa më larg portës dhe të fitojë terren në mesfushë. Ndërsa miqtë shohin si zgjidhje gjuajtjet nga jashtë zone, por që nuk janë të sakta. Dhe atëherë kur dukej se Kukësi do të arrinte të kalonte në avantazh, janë durrsakët që gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e 31-të të ndeshjes, Karimi arrin të futet bukur brenda zonës së verilindor­ëve dhe jep një pasim për Hilen që në kufijtë e 16 metrave gjuan fort një top, i cili, pasi përplaset në shtyllë, shkon te Latif dhe ky i fundit, me portën e boshatisur, nuk e ka aspak të vështirë që të shënojë. Kuksianët goditen psikologji­kisht nga ky gol dhe e kanë të vështirë që të reagojnë. Verilindor­ëve u duhen disa minuta që të kthehen te loja e tyre dhe të vënë realisht Teutën në vështirësi. Në një aksion të shpejtë në minutën e 42-të, një krosim në zonën durrsake ndërpritet nga Hakaj me dorë. Kryesori Jorgji nuk ka pamje të qartë të aksionit dhe është asistenti i tij pas porte, Ferataj, që akordon 11-metërsh në favor të skuadrës së Kukësit. Një minutë më parë, Bakaj nga pika e bardhë e 11-metërshit, nuk gabon dhe vendos

baraspeshë­n në fushë.

PJESA E DYTË - Kukësi e nis atje ku e la pjesën e parë, me një gol të shënuar sapo fillon ky fraksion i dytë i ndeshjes. Aksion i shpejtë i Kukësit dhe Ethemi, pasi merr një pasim të saktë në pozicion ballor me portën, nuk mendohet

dy herë dhe gjuan fort në drejtim të portës kundërshta­re një top që përplaset në shtyllën pingule dhe ndalet në rrjetë. Goli rikthen qetësinë te Kukësi, ndërkohë që Teuta ka një rast të artë me Hilën në minutën e 66-të për të shënuar, i cili përballë portierit

gjuan keq dhe Koliçi arrin të devijojë. Në minutën e 70-të, kuksianët mbeten me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Shametit, por një gjë e tillë nuk shfrytëzoh­et siç duhet nga vendësit që nuk finalizojn­ë siç duhet ato pak raste që u jepen.

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Lojtarët e Kukësit duke festuar e fitores
Fotot: F. Hazizllari Lojtarët e Kukësit duke festuar e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania