Panorama Sport (Albania)

Laçi thyen Flamurtari­n, Duro: Arbitri kamikaz

Luhet në dy ditë prej përmbytjes së fushës, Flamurtari nuk ia del as të barazojë

- ERMAL SIKA

Laçi i Mezanit u gë zohet tri pikëve të vendosura nga penalltia e shënuar prej Rexhinaldo­s, që e ngjisin në vendin e katërt, me vetëm një më pak sesa Flamurtari. Ndërkombët­ari Xhaja nuk ndalet vetëm me penalltinë e akorduar në pjesën e parë në dëm të Flamurtari­t, por në gjysmën e dytë të ndeshjes që u luajt dje u dha shkas vlonjatëve për pretendime të tjera. 45 minutat e dyta, pas përmbytjes së fushës të shtunën, janë luajtur thuajse me një portë, ku Flamurtari ka tentuar me çdo mënyrë që të ndryshojë rezultatin dhe Laçi që ka mbrojtur rezultatin.

PJESA E PARË - Në një terren të rënduar nga shiu që nuk pushoi për asnjë minutë, dy skuadrat u munduan të gjenin golin me të gjitha forcat. Gjithsesi, miqtë e drejtuar nga Mezani në minutën e 11-të do të lëshojnë sinjalin e parë në portën kundërshta­re me një gjuajtje të Lushkjes që pritet pa problem nga Nurkoviç. Vlonjatët kundërpërg­jigjen me Bicajn, që me kokë, pas një krosimi të Hoxhajt në zonë, detyron portierin Selmani të bëjë mrekullinë. Minutat kalojnë dhe, bashkë me to, gjendja e fushës rëndohet. Fillimisht, në minutën e 23-të, Fangaj del përballë portierit Nurkoviç, pasi ka një hutim të mbrojtjes vendëse, gjuan fort, por "gardiani" grushton duke shmangur një gol të sigurt. Ndërsa në minutën e 35-të, Nika del bukur në krah dhe kroson për Uzunin, i cili në dyluftim me Siljanovsk­in rrëzohet. Arbitri Xhaja jep 11metërsh, pavarësish­t protestave të vendësve. Nga pika e bardhë, një minutë më pas Rexhinaldo nuk gabon, kalon Laçin në avantazh.

PJESA E DYTË - Dje, moti ishte i kthjellët, por me sa u pa, nuk ishte i tillë kryesori dhe trupa e xhaketave të zeza. Flamurtari ishte i qartë në idetë e lojës dhe kërkoi ndryshimin e rezultatit me çdo formë dhe me raste të shumta shënimi. Madje, ka pasur edhe dy momente të pretenduar­a për penallti të padhëna. Në të 51-ën është Alvesh që kërkon një krosim në qendër të zonës, por Fangaj, në rrëzim e sipër, e pengon atë dhe Xhufon duke iu humbur ekuilibrin. Kryesori Xhaja është i vendosur të vijojë lojën. Në fushë ka protesta nga lojtarët dhe në shkallët e stadiumit, gjyqtari ofendohet në kor. Flamurtari hidhet i gjithi në sulm, ndërkohë që Laçi mbron me fanatizëm. Në të 55-ën është një goditje e

Alvesh me kokë që përplaset në shtyllën e djathtë të Selmanit. Xhufo dhe Alvesh tentojnë, por pa rrezik në portë. Loja luhet thuajse me një portë, por Flamurtari nuk kalon "barrikadën" Selmani. Ka edhe tentativa thuajse të dëshpëruar­a nga Alvesh e

Sidibe nga distanca. Në fund, në minutat 90 dhe 90+3' ka pasur dy tentativa të rrezikshme nga Flamurtari. Fillimisht Siljanovsk­i dhe më pas me Alvesh e Bushiç që ndalen nga Selmani. Laçi i gëzohet fitores e pikëve, ndërsa Flamurtari vuan… gjykimin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja djeshme
Çast nga ndeshja djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania