Panorama Sport (Albania)

Moviola e Jeminit, arbitri gaboi në Vlorë

Java e 15-të, tre arbitra e kalojnë klasën

- Nga LORENC JEMINI

Kur është mbyllur java e 15-të e Kate gorisë Superiore, Flamurtari është skuadra më e penalizuar nga gjykimi. Në ndeshjen e luajtur në dy ditë, vlonjatët kanë humbur përballë Laçit, por janë penalizuar pa të drejtë me një penallti dhe nuk u është dhënë një tjetër. Ish- gjyqtari i FIFA- s, Lorenc Jemini, ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", bën moviolën për pesë sfidat e luajtura të shtunën dhe dje. FLAMURTARI - LAÇI 0-1 Gjyqtarë: J.Xhaja, D.Agaraj, A.Shkreta

- Në minutën e 36- të të ndeshjes, Uzuni ka pasur një kontakt të lehtë me Siljanovsk­in dhe është rrëzuar, ndërsa kryesori i takimit menjëherë drejton gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në pamjet filmike duket qartë se kontakti ka nisur që jashtë zonës së Flamurtari­t dhe rrëzimi i futbollist­it të Laçit ka ndodhur brenda zonës. Gjithsesi, kemi të bëjmë me një kontakt shumë të lehtë dhe arbitri nuk duhej të akordonte 11metërsh, por të vazhdonte normalisht takimin. Pra, me vendimin e tij në këtë rast, kryesori ka gabuar.

-Në minutën e 50-të ka një krosim nga e djathta në qendër të zonës së Laçit, aty ku Fangaj, në rrëzim e sipër, pengon Alvesh dhe i humbet ekuilibrin. Xhaja është fare pranë aksionit, por e gjykon si lojë të rregullt, duke gabuar, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me një 11-metërsh që i është mohuar Flamurtari­t.

-Në minutën e 54-t ka sërish rast të diskutuesh­ëm brenda zonës së kurbinasve. Një krosim në zonë për Xhufon, i cili pengohet nga Segjini, por kryesori sërish nuk vërshëllen për 11-metërsh dhe vendimi i tij në këtë rast është i saktë. LUSHNJA - SKËNDERBEU 1-3

Gjyqtarë: F. Xhemalaj, R.Dobruna, R.Zaimi

-65' Lushnja pretendon për penallti. Bëhet fjalë për një aksion të Cankës, i cili futet në zonë nga e djathta dhe rrëzohet duke pretenduar për ndërhyrje të gabuar të Lilajt, por mesfushori i korçarëve ka larguar pastër topin dhe nuk ka elementë 11-metërshi. Vendim i drejtë i kryesorit.

- 85' Muzaka merr një

pasim nga mesfusha dhe del i vetëm përballë Spahos. Ky i fundit ndërhyn dhe pengon mesfushori­n. Në bazë edhe të pamjeve filmike, vihet re se ka një kontakt të portierit me futbollist­in dhe, në këtë mënyrë, vendimi i kryesorit është i drejtë. Karton i kuq për gardianin, për shkak të heqjes së mundësisë për shënim. VLLAZNIA - KAMZA 3-2

Gjyqtarë: K. Kola, D.Rexha, N.Bregasi

-Gjyqtari Kola vepron drejt duke mos akorduar penallti në favor të Kamzës në

minutën e 28-të, kur Mehmeti depërtoi në zonë dhe Vucaj i ndërhyri nga pas. Nga pamjet shihet qartazi që ndërhyrja e mesfushori­t shkodran është te topi dhe mesfushori i Kamzës pretendon kot për penallti.

-Në minutën e 42-të ndërpritet një aksion i Vllaznisë për pozicion jashtë loje. Nga pamjet duket që pozicioni është i rregullt për lojtarin e shkodranëv­e.

-Nuk ka asnjë dyshim te penalltia e fituar nga skuadra e Kamzës, pasi krosimi i

Fukuit përfundon në dorën e Gurishtës dhe prekja me dorë është e qëllimshme. Kola vepron drejt në këtë rast duke akorduar 11- metërsh për ekipin e Kamzës.

TEUTA - KUKËSI 1-2 Gjyqtarë: E.Jorgji, E. Ganxhi, R. Preça/ pas porte: O.Ferataj, R.Sadiku

-Në minutën e 42 të takimit, Kukësi fiton një 11-metërsh pas një topi që i drejtohej zonës dhe ndërpritet me dorë nga Hakaj i Teutës. Në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me 11- metërsh, pasi

dora e mbrojtësit ka ndryshuar drejtimin e topit dhe vendimi i kryesorit ka qenë i drejtë.

-Mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 70-të të takimit. Ndërhyrja e bërë ndaj një prej lojtarëve kundërshta­rë ka qenë e ashpër dhe vendimi i kryesorit ishte i drejtë. LUFTËTARI - PARTIZANI 5-0

Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, D.Myftari

- Në minutën e 5-të Asani pengon në zonë Rrapon dhe duhej akorduar 11-metërsh për Luftëtarin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania