Panorama Sport (Albania)

Tenis bardheblu, Tirana “shkrin” Pogradecin

Bardheblut­ë e Ze Marias janë të pamëshirsh­ëm, tani ia kalojnë "presionin" Bylisit

- ADELA MERKO

Tirana "shkërmoq" Pogradecin në një stadium të boshatisur. Ndeshja e javës së 11-të është mbyllur me festival golash për bardheblut­ë, të cilët fituan me shifrat tenistike 6-0. Personazhi i këtij 90-minutëshi ishte pa dyshim Junus Sentamu, i cili realizoi një tregolësh personal. Por ky...

Tirana "shkërmoq" Po gradecin në një stadi um të boshatisur. Ndeshja e javës së 11-të është mbyllur me festival golash për bardheblut­ë, të cilët fituan me shifrat tenistike 6-0. Personazhi i këtij 90-minutëshi ishte pa dyshim Junus Sentamu, i cili realizoi një tregolësh personal. Por ky ishte vetëm fillimi, pasi gjetën rrjetën edhe Qilimi, Halili e Ngoo. Surprizat e Ze Marias nuk kanë fund, pasi edhe dje kishte programuar "rrotacion". Kërçiku, Turtulli e Daja e ndoqën ndeshjen nga stoli, ndërsa si titullarë e nisën të rinjtë Cake e Qilimi. Skuadra e drejtuar nga Fetollari, edhe pse erdhi me idenë për të bërë diçka, u thye pas 5 javësh pa humbje. Pogradecar­ët kishin vetëm dëshirën, pasi forca për të rrezikuar Tiranën u mungonte.

PJESA E PARË

Ndeshja nis me vendësit superiorë. Përtej një "ngacmimi" të miqve, bardheblut­ë e menaxhuan më së miri lojën dhe në 6-ën mund të gjenin avantazhin, nëse gjuajtja e Sentamus nuk do të ndalej në shtyllë. Minutat pasuese përqendroh­en në mesfushë, madje duhet të vinte e 23-ta që të sillte episodin e radhës, që përfundoi edhe në portë. Çelhaka krosoi në zonë, por topi i larguar nga mbrojtja mike shkoi te Sentamu, i cili ka kohë të kontrolloj­ë dhe gjuan. Edhe këtë herë pret shtyllën, por ka fatin me vete, pasi përfundoi në rrjetë. Pa u mbyllur festa e golit të parë, vjen i dyti, në të 25-ën konkretish­t. Ngoo kalon Hysenllari­n në krahun e djathtë, futet në zonë dhe pason në qendër për Sentamun, ugandezi është më i shpejtë se Pura, gjuan dhe nuk mund të gabojë. Loja ka ritëm dhe Tirana e menaxhon më së miri, paçka se përpjekja e Grecës në të 26-ën është për t'u harruar, ndërsa ajo e Sentamus në të 37-ën pritet nga portieri Mali. Pogradeci mundohet në sekondat e fundit të këtij fraksioni që t'i zërë në befasi kryesuesit, por gjuajtja e Kllogjrit përfundon jashtë. PJESA E DYTË

Rinisja e ndeshjes është si një lojë fëmijësh për bardheblut­ë. Tirana do thellimin e shifrave, ndërsa përpjekjet e Pogradecit janë të dëshpëruar­a. Sa vjen e 49-ta minutë, Junus Sentamu shfrytëzon më së miri një kros të Çelhakës dhe me kokë trefishon rezultatin dhe "privatizon" topin e ndeshjes. Por, kryeqyteta­sit nuk kanë të ngopur dhe në të 54-ën mundohet Karabeci, por gjen vetëm rrjetën e jashtme. E, megjithatë, "pokeri" nuk vonon dhe në të 59-ën Çelhaka

hedh një tjetër kors perfekt nga e majta në qendër dhe këtë herë është Qilimi që përfiton nga përgjumja e mbrojtjes liqenore dhe me kokë i çon shifrat në 4-0. Pas këtij goli nisin edhe lëvizjet dhe Ze Maria mundohet që të freskojë ekipin, ndaj fut

Dajën dhe Halilin. Ngoo është i dëshpëruar për të shënuar, por tentativat e tij nuk gjejnë rezultat. Megjithatë, si asistues është i suksesshëm. Kështu ndodh në të 72- ën, kur anglezi, pasi fiton dyluftimin me Purën, shërben në zonë për Halilin, që, pasi i

shpëton mbrojtjes mike, me të majtën gjuan dhe e çon rezultatin në 5-0. Ngoo provon në të 75-ën, por edhe këtë herë gjen rezistencë­n e portierit mik. Tirana largon edhe gardianin Lika dhe fut të riun Abibi. Në të 83-ën, Pogradeci mund të shënonte golin e

nderit, kur Laçka përfiton nga një gabim i Çelhakës, megjithatë ndërhyrja e Uellisonit është vendimtare. Kur ky duel po shkonte drejt fundit, në të 88-ën ka penallti për një ndërhyrje të gabuar të Çelës ndaj Karabecit. Edhe pse kapiteni gjuan zakonisht,

këtë herë mendoi që t'ia lërë Ngoosë. Dhe anglezi dhuron klas me këtë 11-metërsh, të cilin e konverton në gol me një "panenka". Minutat e fundit dhe shtesa nuk sjellin më surpriza. Tirana vazhdon arratinë dhe tashmë ia kalon presionin Bylisit.

 ??  ??
 ??  ?? TIRANA-POGRADECI 6-0
Bardheblut­ë duke festuar një nga golat Fotot: F.Hazizllari
TIRANA-POGRADECI 6-0 Bardheblut­ë duke festuar një nga golat Fotot: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania