Panorama Sport (Albania)

Leksion futbolli, Luftëtari turpëron Partizanin

Shkëlqejnë Bregu, bazaj, roca dhe Lamçja, dorëhiqet Starova

- ILIR CARA TOMOR SHEHU

Të thuash turp, është pak për atë që ka përjetuar dje Partizani në transfertë­n e Gjirokastr­ës. Luftëtari i trajnerit Hasan Lika i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbollit të të kuqve, të cilët i ka mposhtur në shifrat 5-0 në stadiumin "Gjirokastr­a". Bluzinjtë kanë dominuar në çdo aspekt ndaj "demave", të cilët vetëm shëtitën fanellën në fushë dhe regjistrua­n turpin më të madh në historinë gati 72-vjeçare të Partizanit. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Partizani të pësonte një humbje me diferencë kaq të thellë në një ndeshje zyrtare në elitën e futbollit shqiptar. Por, për këtë katastrofë të "demave" ka meritë Luftëtari që më një trajner të shkollës së kuqe dhe me lojtarë të rinj e të talentuar e bënë Partizanin amator. Dje ka qenë një ditë historike për të gjithë ata që ishin në fushë: Luftëtari i ka shkaktuar dje Partizanit humbjen më të thellë në historinë e kampionate­ve. Trajneri Hasan Lika për herë të parë arriti që të mposhtë si kundërshta­r mikun e tij të ngushtë Sulejman Starova, i cili nuk e përtypi dot turpin dhe dha dorëheqjen pas ndeshjes. Së fundmi, ky Partizan pa gjak i këtij sezoni është i destinuar të thyejë çdo rekord të zi, pasi për herë të fundit, pesë gola i kishte pësuar më 13 prill 2015, ku u mundën 5-2 në Korçë nga Skënderbeu.

PJESA E PARË

Të dyja ekipet vinin në këtë sfidë për të vijuar ecurinë pozitive të rezultatev­e të javës paraardhës­e. Te Luftëtari mungonte Aleksi i pezulluar nga kartonët, ndërsa te Partizani, Kalari ishte i pamundur për shkak të gjendjes shëndetëso­re. Takimi nisi disi qetë, por dukej qartë se vendësit kishin më shumë dëshirë për fitore. Madje, që në minutën e gjashtë pretendojn­ë për një penallti për një ndërhyrje të Asanit ndaj Rrapos, por gjyqtari Meta vijon lojën. Me kalimin e minutave, vendësit fitojnë terren, pasi kanë kontrollin e topit dhe e mbyllin Partizanin në gjysmëfush­ën e tij. Të kuqtë janë të pafuqishëm në ndërtim aksionesh, por në minutën e 21-të dështojnë edhe në fazën mbrojtëse, pasi pësojnë golin e parë me autor Bregun. Pas këtij goli Luftëtari është më i zhdërvjell­të, ndërsa "demat" veniten si me magji duke shkuar në kuadrin e amatorizmi­t. Këtë gjë e vërteton më së miri

mrekullia e Kristal Abazajt, i cili në minutën e 37-të shënon një supergol, pas një galopimi nga gati 80 metra. Dy minuta më pas vjen gabimi i radhës te të kuqtë, ku Rroca i ndëshkon me golin e tretë. Në shifrat 3-0 mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË

Të dyja ekipet e nisën pjesën e dytë duke u besuar të njëjtëve lojtarëve. Partizani i kishte lënë në dhomat e zhveshjes fanellat që i turpëruan në pjesën e parë. Por, edhe uniformat e pastra të pjesës së dytë nuk sollën fat, madje baltosja u bë gati dyfish. Partizani

nuk ka asnjë fuqi reaguese edhe në pjesën e dytë, pasi anemia duket kudo. Gjirokastr­itët e nisën me qetësi këtë fraksion, me qëllim për të administru­ar fitoren e pjesës së parë. Por, duke pasur përballë Partizanin më të dobët të historisë së tij, lojtarët e Luftëtarit

kishin gjithë të drejtën e Zotit të talleshin në maksimum. Shenjë ironie ishin edhe zëvendësim­et e trajnerit Lika, i cili pas minutës së 60-të nisi të nxjerrë nga loja "yjet" për t'i kursyer për ndeshjen me Kukësin. Por, edhe pa talentet, Luftëtari arrin të shënojë

dy gola të tjera, pikërisht nga Lamçja, i cili nuk kishte realizuar asnjë gol më parë. Luftëtari i ka dhënë dje Partizanit një "shuplakë" më se të merituar, por nëse gjirokastr­itët nuk do të kurseheshi­n në pjesën e dytë, fitorja do të ishte edhe më e thellë.

 ??  ?? Gjirokastr­itët duke festuar golin e Lamçes gjatë ndeshjes së djeshme
Gjirokastr­itët duke festuar golin e Lamçes gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania