Panorama Sport (Albania)

Lika: Fitore e ekzagjerua­r, Partizanin nuk e harroj

-

Trajneri Hasan Lika ka marrë dje fitoren më të thellë në karrierën e tij, por nga ajo që shprehu para mediave dukej se nuk i kishte shijuar, pasi ai sukses vinte ndaj ekipit që e bëri të njohur si lojtar dhe trajner, Partizani. Gjithsesi, ai vlerësoi arritjen e ekipit të tij, ndonëse rezultatin e quan të ekzagjerua­r. "Nuk mund ta quaj fitoren më të bukur të karrierës. Ishte e ekzagjerua­r. Sot (dje) i kemi shfrytëzua­r në maksimum rastet. E kemi treguar që skuadra ka luajtur mirë, por nuk e kemi gjetur rrugën e rrjetës. Ndaj Partizanit, për fat të mirë shfrytëzua­m çdo moment dhe u treguam më racionalë. E dinim që me sulmuesit që kemi mund t'i gjenim shpeshherë të papërgatit­ur. Mendoj që dy ndeshjet e fundit u shpërblyem. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të kalojmë në eufori. Baze e çdo skuadre për të shkuar te rezultati është loja. Na duhet të jemi të suksesshëm dhe në ndeshjet e tjera. Ne nuk jemi një skuadër që mund të fitojmë 5-0 ndaj Partizanit. Mbrojtja e Partizanit gaboi më tepër seç duhej. Jemi skuadër që krijojmë dhe na ka munguar shënimi i golave. Ishim të përgatitur për të qenë të kujdesshëm. Unë e kam cilësuar që Partizani është skuadër e fortë. Ndoshta futbollist­ët e Partizanit nuk e kanë vlerësuar siç duhet ndeshjen. Edhe kur kemi humbur apo barazuar, në përgjithës­i analistë të ndryshëm e kanë vlerësuar lojën tonë. Unë kam ardhur me dëshirë në Gjirokastë­r. Unë shikoja një skuadër që mund të ecte drejt suksesit. Kemi disa nga futbollist­ët me të mirë të kampionati­t. Ne mund t'i gëzohemi momentit, por jo renditjes se jemi në pozita të rrezikshme. Po japim shpresa nëpërmjet lojës dhe rezultati po vjen", u shpreh trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

MËSHIRA- Pyetjes se a çoi ndërmend t'i thoshte skuadrës boll me golat, trajneri Lika u përgjigj kështu për mikrofonin e "SuperSport": "Nuk kemi pse themi mjaft. Unë bëra zëvendësim­e sepse lojtarët ishin të ndëshkuar me kartonë. Kërkonim të kontrollon­im lojën. Nuk mendoj se duhet të tolerojmë. Unë sigurisht sot jam pjesë e Luftëtarit, por kur mbaron, gjithmonë pyes për Partizanin".

FITORJA NDAJ STAROVËS- Dje Lika për herë të parë ka fituar një duel direkt me Starovën, sukses i cili solli edhe dorëheqjen e "Bobit". "Është hera e parë që fitoj me Starovën. Kur kemi qenë bashkë, kemi fituar gjithmonë", përfundoi Hasan Lika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania