Panorama Sport (Albania)

Goli “i kristaltë” vjen nga Tropoja, Abazaj: Partizani më sjell fat!

"Më pëlqejnë picat. Nuk iki në asnjë ekip tjetër shqiptar"

- JETMIR HALILAJ

Fshtë nga Tropoja, ba banë e ka pasur ka mpion në mundje dhe thotë se nuk do ta lërë Luftëtarin për asnjë skuadër tjetër në Shqipëri. Abazaj shënoi një gol "të kristaltë" kundër Partizanit në triumfin 5-0. Shënoi pothuajse si Xhorxh Ueah kundër Veronës, por megjithëse është tifoz i kuqezinjve italianë, nuk e ka idenë se çfarë ka bërë ish- sulmuesi liberian në vitin 1996. Nuk ka nga ta dijë, sepse Abazaj ende nuk kishte lindur... Në një intervistë për "Panorama Sport" sulmuesi 21- vjeçar rrëfen disa nga sekretet e tij.

A kishit shënuar ndonjëherë tjetër gol kaq të bukur?

Po, sezonin e kaluar, pikërisht kundër Partizanit. Ishte i ngjashëm, por ndoshta jo kaq i bukur.

A është ky gol krenaria juaj e karrierës?

Jo, deri tani krenaria ime dhe kënaqësia më e madhe kanë qenë dy golat me Kombëtaren Shpresa në ndeshjen kundër Islandës.

Shpesh ju quajnë " elbasanlli"...

E di, por nuk jam nga Elbasani. Kjo ndodh, sepse unë kam luajtur aty. Në fakt jam nga Tropoja.

Futbolli është çështje pasioni, apo traditë familjare?

Pasion. Natyrisht, e kemi në gjen sportin, sepse babai im, Shemsedini, ka qenë kampion në mundje.

Po ju a mund të ishit bërë mundës?

Jo, kam pasion futbollin. Çfarë tjetër keni pasion? Futboll dhe vetëm futboll.

Jetoj vetëm me të.

A ka shanse të largoheni nga Luftëtari për ndonjë ekip tjetër shqiptar gjatë merkatos së janarit?

Asnjë shans. Nëse largohem, këtë do ta bëj vetëm për një ekip jashtë Shqipërisë.

Kush është miku juaj më i mirë në futboll?

Të gjithë te skuadra e Luftëtarit i kam miq.

Po, por cilin keni më të afërt?

Bregun, Abazajn, Rrocën...

Çfarë ju nervozon më shumë?

Pritja. E kam bezdi të pres diku.

Po kur Bregu nuk jua pason topin..?

...( qesh). Me Bregun e zgjidhim ndryshe...

Cili është ushqimi i preferuar?

Pica me proshutë dhe sallam. Pas ndeshjes, konsumoj pothuajse gjithnjë një të tillë.

Cila është dhurata e fundit që keni bërë?

Një varëse. Ishte dhuratë për nënën time.

Po e fundit që keni marrë?

... ( mendohet). Një palë

këpucë futbolli nga babai. Por nuk është se marr shumë dhurata.

Me cilën skuadër jeni tifoz jashtë Shqipërisë?

Me Milanin, por ata nuk janë kurrkund.

A ngjason goli juaj me atë të Xhorxh Ueas në vitin 1996 kundër Veronës?

Nuk e di, s'e kam parë asnjëherë.

Cila është fusha më e vështirë për ju?

Laçi.

Po kundërshta­ri më i vështirë?

Nuk kam ndonjë emër.

Çfarë muzike dëgjoni? Të gjitha nga pak. Nuk kam ndonjë të preferuar.

Po këngë popullore gjirokastr­ite?

Jo, asnjëherë. Më pëlqen futbolli i tyre, por jo këngët...(qesh).

Çfarë makine ju pëlqen? "Audi", por tani nuk e kam një të tillë. Më vonë do ta blej.

 ??  ?? Abazaj duke festuar supergolin ndaj Partizanit
Abazaj duke festuar supergolin ndaj Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania