Panorama Sport (Albania)

Batha në janar te Skënderbeu, e konfirmon i ati

E mundën në fushë, gjirokastr­itët ‘selfie’ me Moxhin

- TOMOR SHEHU

Ndeshja e djeshme, e cila ka shënuar një rezultat historik, ka pasur disa momente interesant­e dhe pikante përpara, gjatë dhe në përfundim të sfidës. Nga prania e Moxhit, te lajmi i dhënë nga babai i Bathës për të ardhmen e mesfushori­t, si dhe parashikim­i i ish-futbollist­it gjirokastr­it Raqi Liti.

* Takimi Luftëtari-Partizani ka filluar me lënien bosh dhe mosqarkull­imin e automjetev­e rreth stadiumit "Gjirokastr­a", me qëllim mbarëvajtj­en sa më të mirë.

* Të parët që kanë zbritur në fushë ishin gjirokastr­itët, të cilët kanë kryer nxehmjen me stafin teknik në krye.

* Futbollist­ët e Partizanit, pas një nate në hotel "Turizmi", kanë hyrë në dhomat e zhveshjes të shoqëruar nga stafi teknik. Optimizmi dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre duket se ishte e parakohshm­e.

* Në orën 12:35 mbërritën dy autobusë me tifozë të kuq të ardhur nga Saranda. Përkrahësi­t e Partizanit u sistemuan në pjesën veriore të stadiumit. Autobusët, të vendosur nga klubi i kuq, rezultuan jofatsjell­ës për "demat". Rreth 150 ishin tifozët e Partizanit, ku nuk mungonin edhe pankartat e tyre.

* Në tribunën VIP, si asnjëherë tjetër, ndodhej deputeti Bashkim Fino, ish- deputeti Ndre Legisi, presidenti Gaz Demi, si dhe ai i Luftëtarit, Grigor Tavo. I pranishëm ishte edhe drejtori i ri i të kuqve, Olsi Rama, si dhe shumë figura të klubit, si Luçiano Moxhi.

* Në minutën e 4-t, shpërqendr­imi i mbrojtjes së Partizanit solli dhe ndërhyrjen nga tribuna të një prej drejtuesve të ekipit mik, si dhe të portierit Hoxha për Kotobellin. "O Koto, mbaj Abazajn!"

* Nga tribuna e VIP, një prej drejtuesve i drejtohet Bathës: "O Batha nxirri përpara!".

* Aleksi, i detyruar të ndjekë ndeshjen nga tribuna, ka një këshillë për Rrapën: "O Rrapa, dil përpara!"

* Pas golit të Bregut nuk vonoi që të dëgjohej nga tribuna thirrja e tifozëve të Luftëtarit: "O Bobi (Starova) merr edhe Moxhin që të fitosh në Gjirokastë­r!"

* Trajneri Hasan Lika, teksa udhëzonte të tijtë, herë pas here i drejtohej Rrocës: "Rroca, hape lojën në krah!"

* Goli i dytë i Abazajt mahniti të pranishmit dhe një prej sportdashë­sve gjirokastr­it për këtë gol tha: "Nuk mbahet mend në Gjirokastë­r për më shumë se 30 vjet të jetë shënuar një gol i tillë". * Gjithashtu ishte kryesori i takimit Meta, i cili pas shënimit të golit e përgëzoi Abazajn duke i dhënë dorën për interpreti­min e bërë: "Eja një minutë! Urime për golin, ke bërë supergol!", tha kryesori.

* Goli i tretë, i realizuar nga Rroca, bëri që në radhët e tifozëve të Partizanit të pllakosë heshtja. Në këtë moment, tifozët gjirokastr­it kanë lëshuar batutat të shumta në adresë të tifozëve të Partizanit, kryesisht ndaj atyre të ardhur nga Saranda: "O Delvina, o Delvina!".

* Në të 43-ën minutë, gjyqtari anësor i takimit lejon një prej futbollist­ëve të Partizanit të ekzekutojë rivënien anësore shumë metra më para nga vendi i caktuar. Këtu, trajneri Lika iu drejtua anësorit Avdo: "Çfarë bën?! Nuk e sheh?!"

* Në pushimin mes dy pjesëve, tribuna VIP u boshatis me kafen e zakonshme, por, për habinë e të gjithëve, zbret Moxhi.

* Pa filluar pjesa e dytë e takimit, zhgënjimi në radhët e tifozëve të Partizanit kulmoi me largimin e tyre nga shkallët e stadiumit duke e "lënë në baltë" Partizanin.

* Raqi Liti, ish-futbollist i Luftëtarit në vitet '70-'80, duket se e parandjeu fitoren e Luftëtarit, teksa tha për "Panorama Sport": "Do përsëritet dhjetori i 1979-ës, ku Luftëtari fitonte 4-0 ndaj Partizanit në Gjirokastë­r". Në momentin e shënimit të golit të 5-të, Liti u shpreh: "Nuk e gjeta dot rezultatin e saktë".

* Me fillimin e pjesës së dytë, Kotobelli humbet përqendrim­in dhe një prej drejtuesve të Partizanit në tribunën VIP thotë: "E harroi Kotobelli topin fare".

* Goli i katërt i shënuar nga Lamçja solli ilaritetin e radhës nga të pranishmit. "O çuna, mos u bëni më gol se është trup

për Partizanin."

* Goli i pestë i realizuar nga Lamçja do të ndizte edhe njëherë zjarrin e tifozërisë së Luftëtarit, "Kë po shohim në fushë?! Interin apo Barcelonën?!"

* 3 minuta para përfundimi­t të takimit, një sportdashë­s gjirokastr­it duket se po parandient­e golin e gjashtë dhe i drejtohet Metës: "O gjyqtar, bjeri bilbilit!". Në minutën e 87- të, Bregu ekzekuton goditjen e dënimit, por Hoxha nuk lejon thellimin e turpërimit të Partizanit me golin e gjashtë.

* Në fund të takimit, i ati i kapitenit gjirokastr­it të Partizanit, Refik Batha, ironizon me batutën: "Kapedanë dhe ushtarë trima. Nuk është as e re, as e papritur pamja që kam para syve." Madje Batha duket se ka bërë "spiunin" e të birit kur pohon se Idrizi mund të jetë pjesë e Skënderbeu­t që në merkaton e janarit.

* Futbollist­ët e Partizanit, të

"traumatizu­ar" nga humbja, i janë drejtuar autobusit para derës kryesore të stadiumit "Gjirokastr­a" kokë ulur duke pritur trajnerin e tyre të dorëhequr, Sulejman Starova.

* Më shumë se 1000 spektatorë ishin prezent në shkallët e stadiumit gjatë pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë, numri i tifozëve u rrit ndjeshëm në 1200-1500 pas hyrjes së lirë në stadium.

* Festë e "çmendur" në dhomat e zhveshjes së Luftëtarit për fitoren e thellë ndaj të kuqve.

* Në fund të ndeshjes, drejtuesit e kuq, mes tyre edhe Moxhi, kanë shkuar në një prej lokaleve të qytetit të Gjirokastr­ës. Pas përfundimi­t të ndeshjes, dy nga futbollist­ët gjirokastr­itë, Rrapa dhe Zguro, kanë shkuar gjithashtu në të njëjtin lokal dhe kanë përfituar për të bërë foto me ish-drejtorin e Juventusit, aktualisht këshilltar i presidenti­t Demi te Partizani.

 ??  ?? Oltion Rrapa (m) dhe Vangjel Zguro (d) me Luçiano Moxhin
Oltion Rrapa (m) dhe Vangjel Zguro (d) me Luçiano Moxhin
 ??  ?? Valle gjirokastr­ite pas triumfit ndaj Partizanit
Valle gjirokastr­ite pas triumfit ndaj Partizanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania