Panorama Sport (Albania)

"Mercenarë që turpëroni fanellën"

-

Ashtu siç nuk ka munguar mbështetja dhe përkrahja e ultrasve në çdo situatë që ka kaluar Partizani, nuk ka munguar edhe reagimi i tyre pas çdo disfate. Dje, pas turpërimit nga Luftëtari që pësoi Partizani, klubi dhe drejtuesit kanë marrë edhe një "shuplakë" të radhës nga mbështetës­it fanatikë, të cilët u kanë kujtuar drejtuesve "rivaliteti­n" mes tyre për të gjetur fajtorin. Me anë të një reagimi në faqen e tyre, në rrjetin social "Facebook", "Ultras Guerrils" kanë atakuar drejtuesit për ecurinë e ekipit. Ja statusi i plotë: "Sot menduat të na 'gëzonit' ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëk­un tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langonjsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kushedi se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langonjsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë! Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë! Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë shou nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra! Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë. Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?", ka qenë reagimi i ultrasve të Partizanit në rrjetin social "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania