Panorama Sport (Albania)

Magani: "Sëmundja" jonë është... mbrojtja

-

Të pësosh një humbje edhe kur je në avantazh, nuk është gjë e mirë dhe trajneri Gugash Magani është shfaqur mjaft i mërzitur pas ndeshjes së djeshme. Në deklaratën e dhënë për "SuperSport", ai është shprehur: "Humbja është diçka që të vjen keq, sidomos kur e pëson atë pasi je në avantazh. Nuk kemi ditur dhe mundur ta menaxhojmë si duhet avantazhin. Ne po luanim mirë, u ndëshkuam me penallti. Më pas, që në 20 sekondat e para të pjesës së dytë, morëm një tjetër gol që më pak kujdes edhe mund të ishte shmangur. Në pjesën defensive kemi shumë ndeshje që nuk kemi rregulluar asgjë. Kjo është "sëmundja" jonë", ka thënë trajneri i Teutës që thekson edhe njëherë tjetër se problemi i skuadrës së tij është në aspektin psikologji­k. "Nuk mendoj se problemi është në drejtimin fizik të lojtarëve, pasi kam një ekip që arrin të prodhojë lojë. Mendoj se është diçka psikologji­ke. Nuk kemi marrë asnjë pikë në ndeshjet që kemi pasur ndaj ekipeve që janë në garë për kreun e tabelës së klasifikim­it dhe kjo është diçka serioze. Ka lojtarë të veçantë në ekip që nuk mund të përballojn­ë një ndeshje me presion", ka thënë trajneri i bregdetarë­ve.

MERKATO - Kur ka mbetur edhe vetëm një javë për t'u luajtur në këtë sezon futbollist­ik, Magani flet edhe për merkaton. "Në merkaton e janarit nuk ka shumë lojtarë. Unë do vijoj të punoj me këta lojtarë që kam në përbërje dhe janë drejtuesit ata që do vendosin. Rezultatet nuk më japin të drejtë, por unë nuk dorëhiqem. Mendoj se Teuta mund të qëndrojë në Superiore. Kam punuar shumë që ta çoj sa më lart këtë ekip. Është përgjegjës­i edhe e imja për sa i përket merkatos së verës. Do ta vijoj punën time, por do ndryshoj. Edhe besimi i tepërt të sjell zhgënjim. Jam i zhgënjyer nga 2-3 lojtarë, të cilëve u kam dhënë shumë besim. Nuk është kjo skuadra që unë kërkoj", ka përfunduar trajneri i durrsakëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania