Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Fitore e merituar, por në ekip duhet "gjak" i ri

- FITORJA- NDESHJA- DORËHEQJA- MERKATO- LUFTËTARI- SHAMETI-

Mlladen Milinkoviç i gëzohet fitores, por edhe performanc­ës së mirë që zhvilloi skuadra e Kukësit kundër Teutës. Serbi thotë se lojtarët e tij e dëshironin me çdo kusht këtë triumf dhe luajtën mirë, pavarësish­t se mbetën me 10 lojtarë. Ai vlerëson kundërshta­rin e radhës si ekipin që luan më mirë futboll në Shqipëri, ndërsa thotë se futbollist­ët që mund të bëjnë diferencën janë të mirëpritur në skuadër. Për "Gol pas Goli" ai shpjegon edhe situatën që po kalon Shameti.

"Besoj se luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë kur ishim me 11 lojtarë në fushën e lojës. Fatkeqësis­ht pësuam gol, por lojtarët e gjetën forcën të barazonin dhe të përmbysnin rezultatin. Edhe kur mbetëm me 10 lojtarë, futbollist­ët treguan që e donin me çdo kusht këtë fitore. Përpara ndeshjes thashë se 'fitorja është ilaçi më i mirë për sa i përket klasifikim­it, pikëve dhe psikologji­së'".

"Ne bëmë një ndërrim pasi Shameti doli me karton të kuq. Donim ta mbronim rezultatin dhe mund ta kapnim Teutën me kundërsulm sepse ishte shumë e hapur dhe po na linte hapësira".

"Unë thashë që do largohem nga Kukësi jo sepse nuk kisha besim tek ekipi, ose ekipi nuk kishte besim te mua. Unë doja të largohesha sepse nuk kisha rezultate dhe gjithmonë në këtë moment e paguan trajneri. Unë kam ardhur me objektiva të qarta në këtë skuadër dhe dua të jem serioz dhe i përgjegjsh­ëm përpara presidenti­t dhe drejtuesve të skuadrës. E kam thënë që kemi lojtarë të mirë, por disa prej tyre nuk gjenden në formë maksimale. Musolli është duke u rritur nga ndeshja në ndeshje".

"Natyrisht që do të bëjmë merkato dhe duhet 'gjak' i ri. Ne nuk do nxitohemi, por duhet të kërkojmë lojtarë që do të bëjnë diferencën. Tani në këtë merkato është shumë e vështirë për të gjetur lojtarë të tillë. Nëse do të gjejmë lojtarë të mirë në çdo repart, sigurisht që janë të mirëpritur. Kampionati është i gjatë dhe kemi edhe Kupën. Do të kërkojmë lojtarë të mirë".

"Për sa i përket Luftëtarit, unë e kam thënë që luan futbollin më të bukur tani në Shqipëri. Nuk e pashë ndeshjen me Partizanin, por kur fiton 5-0 do të thotë se kanë bërë paraqitje të mirë".

"Ai është një lojtar që jep 1000% në fushën e lojës dhe ndonjëherë futet më ashpër sa duhet. Fola me Shametin pas ndeshjes dhe më tha që nuk bëra faull, por nuk e kam parë vetë videon për të folur me siguri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania