Panorama Sport (Albania)

Heroi Ethemi: Teuta më sjell fat

"Fusha e vogël në Kukës ma bën të vështirë, ndeshja me Skënderbeu­n më e bukura"

-

Teuta duket se është "gjahu" kryesor për mesfushori­n e Kukësit, Valon Ethemi. Dy gola të shënuar në Kategorinë Superiore i ka realizuar pikërisht në portën e durrsakëve. Nëse ai i pari nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë për rezultatin (Kukësi fitoi 4-2), ky i djeshmi e bëri atë heroin e sfidës së luajtur në Durrës. Ai i dha skuadrës 3 pikë të arta, të cilat rikthyen qetësinë në kampin e kampionëve. Në këtë sezon, Ethemi ka shënuar 3 gola (1 në Kupë ndaj Erzenit) dhe dita-ditës po fiton terren në formacioni­n e Milinkoviç­it. Ai foli pas ndeshjes në "Supersport" duke treguar emocionet e golit dhe objektivat e së ardhmes. "Jam shumë i lumtur që shënova. E ndihmova ekipin të fitonte ndeshjen. Teuta më sjell fat sepse i kam shënuar dy herë. Sa më shumë të shënoj, aq më mirë është për mua. Por, nuk mund të them një shifër konkrete se sa do të shënoj", tha fillimisht Ethemi. Më tej, ai shpjegoi edhe ndryshimin që ekziston mes Kategorisë së Parë dhe Superiores. "Mamurrasi me Kukësin janë shumë ndryshe. Unë një sezon më parë shënova katër gola në Kategorinë e Parë. Për

mua është diçka shumë e bukur që nga Mamurrasi shkova në ekipin kampion", tregon Ethemi. Ai zgjedh Skënderbeu­n si kundërshta­rin më të fortë dhe ndeshjen më të bukur të luajtur ndaj tyre. "Normalisht që ndeshjet

ndaj tyre janë të bukura. Ajo është më e forta e kampionati­t dhe për mua ishte si një reklamë që luajta. Shpresoj që të rritem akoma më shumë dhe ta ndihmoj skuadrën time", thekson ai. Por, një lojtar i tillë duket se nuk i shpreh dot vlerat

në një fushë si ajo e Kukësit. "Fusha e Kukësit është pak e vogël për një lojtar të shpejtë si unë. E kam të vështirë të luaj, por sigurisht që jam përshtatur, sepse aty luaj më shumë se në çdo vend tjetër", përfundoi Ethemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania