Panorama Sport (Albania)

E kërkon 2artizani, 3inari: Në fillim do ta mund me 4llazninë

) esfushori shkodran * driblon * interesimi­n e të kuqve

-

Erald Çinari gjeti golin e tij të parë sezonal në ndeshjen me Kamzën. Përtej kënaqësisë dhe emocioneve që i dha ky gol, mesfushori shkodran thotë se fitorja ishte shumë më e rëndësishm­e. Në një prononcim për YPanorama SportY ai tregon emocionet, por mbi të gjitha edhe objektivat e së ardhmes.

GOLI- YIshte i pari për mua këtë sezon dhe natyrshëm që kënaqësia është e madhe. Ky gol i dedikohet babait tim, por edhe kushëririt, i cili u bë operacion përpara pak ditësh dhe është gjithmonë pranë mejeY. FITORJA- YPor goli i shënuar nuk do të më shijonte nëse skuadra nuk do të arrinte atë që duhej. Më vjen mirë që arritëm një fitore me vlera për skuadrën tonë. Situata, në të cilën ndodhemi, nuk është më e mira, por përsëri mendoj se nuk e meritojmë këtë pozicion. Shpresojmë që të fitojmë edhe ndeshjen e ardhshmeY.

PARTIZANI- YMe Partizanin do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Megjithatë ata nuk po tregojnë

ndonjë forcë të madhe dhe nuk po i arrijnë majat që kanë kërkuar. Në kryeqytet kemi zhvilluar lojë të mirë dhe kemi marrë rezultate pozitive. I kam shënuar edhe më përpara, por dëshirat personale nuk kanë rëndësi. Tani dua vetëm që skuadra të ketë rezultate pozitive dhe të kalojë momentin e vështirë, si dhe të lërë renditjen në zonën e ftohtë

të kampionati­tY.

E ARDHMJA- YNuk e kam mendjen fare tek ajo që thuhet për kalimin tim të mundshëm te Partizani. Mua më intereson vetëm Vllaznia në këto momente. Unë jam pjesë e kësaj skuadre dhe kërkon të bëj më të mirën për të. Nuk ka asgjë konkrete për sa i përket interesimi­t të Partizanit­Y. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania