Panorama Sport (Albania)

Dëmtime dhe pezullime, por Lushnja do kthesën

-

Zhvillimet e javës së 15-të të Superiores ishin tërësisht në disfavor të Lushnjës. Skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja humbi në shtëpi përballë Skënderbeu­t. E vetmja shenjë që lanë lushnjarët është që shënuan në shtëpinë e tyre për herë të parë në fazën e dytë. Një gol verdhejesh­il që në "Roza Haxhiu" mungonte prej 48 ditësh. Që nga ndeshja me Kukësin, lushnjarët kanë një ngritje në lojë, por situata në tabelë mbetet kritike. Sikur të mos mjaftonte rikthimi te humbja i lushnjarëv­e, rivalët e tyre, Vllaznia dhe Luftëtari, fituan. Tashmë, verdhejesh­ilët kanë krijuar një diferencë të konsiderue­shme pikësh me skuadrat e pjesës së dytë të tabelës. Një distancë e thellë dhe një kalendar aspak dashamirës, ku verdhejesh­ilët do të luajnë transfertë­n me Laçin, ndaj kurbinasve në formë.

DEDJA- Për situatën e krijuar ka folur trajneri Dedja. Ai analizon situatën e vështirë që po kalon skuadra. "Lushnja është një skuadër e mirë, një skuadër me karakter. Kemi nevojë për përforcime. Unë dua të veçoj disa lojtarë për ndeshjen me Skënderbeu­n. I gjithë grupi luajti. Unë, pavarësish­t se nuk e kam atë luks, e kam thënë disa herë për të përgëzuar djemtë. Janë çuna që stërviten mirë, punojnë mirë, kanë karakter. Unë nuk heq dorë nga mendimi që ne do të shpëtojmë", deklaroi trajneri Dedja. Tekniku shkodran i verdhejesh­ilëve i ka dhënë një ditë pushim skuadrës. Ndaj, pritet që sot verdhejesh­ilët të zbresin në terrenin stërvitor për të përgatitur ndeshjen me Laçin. Te lushnjarët rikthehen qendërmbro­jtësi Marku dhe mesfushori Gava pas skualifiki­mit njëjavor. Por, për shkak skualifiki­mi do të mungojë portieri Spaho pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Skënderbeu­n. Te Lushnja infermieri­a vijon të jetë plot, me pesë futbollist­ë të dëmtuar. AlbanAlush­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania