Panorama Sport (Albania)

Pogradeci me mjeke femër, Hoxhallari “thumbon” Partizanin

Osmani e Bakaj në tribunë, ja çfarë nuk u pa në TV

-

- Stadiumi ishte i boshatisur dje, pasi dihet që tifozët u dënuan për sjelljen e gabuar ndaj Shënkollit në transfertë.

- Pogradeci me mjeke femër. Ajo është Alma Angjo, e cila prej kohësh ka nisur punën te klubi liqenor.

- Tefik Osmani dhe Edvan Bakaj ishin të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen e Tiranës. I pari zgjodhi që ta shihte në krahë të presidenti­t Refik Halili, ndërsa i dyti me Erion Hoxhallari­n dhe vëllanë e Klisman Cakes.

- Pjesa e dytë nisi me vonesë. Shkaku: rrjeta e çarë. U desh ndërhyrja e punonjësve të stadiumit që gjithçka të kthehej në normalitet dhe, për rrjedhojë, takimi ristartoi 3 minuta më vonë. - Ilion Lika ndryshon "look" në pushim. Portieri pjesën e parë e nisi me uniformë jeshile, kurse të dytën me të verdhë. Të njëjtën gjë bëri edhe Ze Maria, i cili kishte hequr pallton dhe veshi xhupin, për t'u ruajtur dhe nga shiu. - Terreni u rëndua ndjeshëm gjatë pjesës së dytë, pasi reshjet e shiut ishin intensive. Ky fakt i ndihmoi në disa momente miqtë, megjithatë, kur rezultati ishte 2-0 që në 45 minutat e para, ishte e pamundur përmbysja. - Pogradecar­ët në stadium largohen të zhgënjyer dhe nuk ngurrojnë që të bëjnë humor edhe me Erion Hoxhallari­n. "Kështu të prisni ju?!", duke iu referuar golave të shumtë. Deri në atë moment ishin bërë 5 gola dhe mbrojtësi i bardhebluv­e, i cili ndodhej në tribunë për shkak të dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës, i përgjigjet me batutë: "Meqenëse Partizani ka marrë 5, aq po e lëmë edhe ne".

- Tirana e mbyll vitin në Kuçovë. Ndeshja e fundit për 2017-ën do të luhet me Naftëtarin dhe gjasat janë që ajo të zhvillohet ditën e premte. Ky është plani fillestar, megjithatë gjithçka do të zyrtarizoh­et në mesjavë.

 ??  ?? Mjekja e Pogradecit, Alma Angjo, e ulur në pankinë
Mjekja e Pogradecit, Alma Angjo, e ulur në pankinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania