Panorama Sport (Albania)

Sentamu: Topi është i imi, pres ftesë nga Uganda

-

Junus Sentamu shënon tripletën e parë sezonale dhe me topin në shtëpi. Ugandezi ishte i papërmbajt­shëm dje, ndërsa në harkun e 26 minutave bëri tre gola. Sulmuesi i bardhebluv­e shkon zyrtarisht në kuotën e 9 golave në kampionat dhe shpall kandidatur­ën për të qenë golashënue­s. Në intervistë­n e dhënë për mediat, 23-vjeçari u shpreh i lumtur për aventurën në Shqipëri dhe deklaroi se pret ftesë nga Kombëtarja pas dënimit që mori për shkak të skandalit seksual. Shënuat 3 gola dhe morët topin në shtëpi...

Po, e mora. Tani topi është i imi. Ishte një ndeshje e mrekullues­hme, ku skuadra punoi shumë dhe bëri gjithçka në fushën e lojës.

Vinit nga një kohë e gjatë që nuk shënonit, i lumtur për zhbllokimi­n?

Po, është e vërtetë. Kisha

katër ose pesë ndeshje që nuk shënoja, por kam pasur një dëmtim që nuk më ka lënë të tregoj vlerat e mia. E dija që do të rikthehesh­a pas këtij dëmtimi.

Cili është pozicioni që ju pëlqen të luani më shumë në fushë? Nuk ka shumë rëndësi pozicioni në të cilin unë luaj, por të zbatoj detyrat dhe këshillat që na jep trajneri. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e për mua. Jeni i kënaqur me jetën në Tiranë dhe Shqipërinë?

Po, po. Sigurisht që jam i kënaqur. Gjithçka është shumë bukur këtu. Po e shijoj gjithçka. Ky është profesioni im dhe po e shijoj.

Prisni ftesë nga Uganda, a ka mbaruar dënimi për ju?

Po. Unë jam pjesë e Kombëtares së Ugandës dhe, nëse vjen ndonjë ftesë, sigurisht që duhet të shkoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania