Panorama Sport (Albania)

“S'e hoqëm këmbën nga gazi, merkato në Superiore”

"Doka-Hoxhallari? Ikën vetëm njëri, Uellison më i miri"

- ADELA MERKO

Ze Maria ndihet kre nar për reagimin që dha Tirana pas humbjes dhe lojës së dobët në Shkodër. Braziliani deklaron se lënia në stol e Turtullit, Kërçikut e Dajës nuk ishte "dënim", por vetëm një pushim i kushtëzuar. Në intervistë­n e dhënë për mediat, trajneri foli me superlativ­a për Uellisonin, të cilin e cilësoi si mbrojtësin më të fortë të kësaj kategorie. Jo vetëm kaq, pasi 44- vjeçari "bllokoi" largimin e një prej lojtarëve të krahëve dhe pranoi se afrime nga Shqipëria do të bëhen vetëm nga Superiorja dhe jo e Para.

Fituat 6-0, a ishte ky reagimi që prisnit nga lojtarët?

Po, në fakt, e prisja një reagim kaq të fortë. Nuk luajtëm mirë me Vllazninë, pasi nuk bëmë atë që ne dimë të bëjmë. Fola me lojtarët për këtë, ata thanë të tyren dhe unë timen. Dhe sot ( dje) e patë reagimin. Unë dua një skuadër me karakter, të vendosur, e cila do të japë maksimumin, të sakrifikoj­ë dhe fitojë.

Ishte kjo një ndeshje për këtë rezultat...?

Ndeshjet nuk janë kurrë për 6- 0, por gjithçka bëhet më e thjeshtë kur impenjohes­h në maksimumin. Nëse me cilësitë që gjithsecil­i ka, jep maksimumin dhe ndihmon shokët, është normale që gjërat të marrin këtë

rrjedhë. Pastaj rezultati 6- 0 erdhi, pasi nuk e hoqëm kurrë këmbën nga gazi.

Turtulli, Kërçiku e Daja në stol. Pse ky vendim, mos ka lidhje me humbjen në Shkodër?

Janë lojtarët që kanë luajtur 2 ndeshje në 3 ditë, ndaj mendova se duhej rrotacion. Pastaj Cake, sa herë ka luajtur ka bërë mirë, ashtu si dhe Qilimi, që bëri edhe gol.

Uellison vazhdon të luajë, a nuk ka edhe ai pak nevojë për pak pushim?

Ai është shumë mirë, është një lojtar që për këtë kategori është më i forti. Është

kthyer lider për mbrojtje. Kur t'i vijë koha, do pushojë edhe ai.

Goli i pësuar ndaj Vllaznisë erdhi prej gabimit të tij ama...

Duke qenë se ishte gabim i tij, duhet ta hiqja atë dhe jo Turtullin thoni ju?! Janë gabime që ndodhin. Pastaj lejohet një gabim në 15 ndeshje. E qortova, pra nuk e kurseva se është brazilian. Madje, e bëra para të gjithëve, ashtu siç bëj me të tjerët. Sot (dje) bëri një ndeshje me nivel. Nëse i heq të gjithë ata që gabojnë, në fund mbetet pa skuadër, pasi të gjithë bëjnë gabime. U takon atyre që është vetëm një gabim dhe nuk do të ndodhë më.

Çfarë prisni nga merkatoja?

Klubi e di, unë dua lojtarë me cilësi. Muguna është emri i parë dhe shpresoj që të vijë. Është lojtar me cilësi dhe do na bëjë punë po të vijë, pasi kemi Kukësin për Kupën përpara dhe kampionati­n sigurisht.

Cila janë rolet që kanë nevojë për ndërhyrje?

Unë kam nevojë për cilësi, nëse vijnë në mesfushë dhe sulm kënaqem, edhe pse lojtarët e vijës së parë kanë realizuar realisht shumë, nëse vijnë më mirë është.

Po për krahët, pasi Hoxhallari dhe Doka mund të shiten?

Nëse ata ikin, klubi e di që duhet të zëvendësoh­en. Por nuk besoj që të ikin të dy, pasi na hapin punë. Dhe që të gjesh të duhurit, nuk është e lehtë. Doka bën diferencën djathtas, Hoxhallari po ashtu kur është mirë jep maksimumin majtas. Janë të rëndësishë­m për mënyrën se si luaj unë. Madje, mund të më detyrojnë që të ndryshoj modul, nëse vijnë të tjerë.

Veç Mugunës, na thoni ndonjë emër tjetër?

Të tjerët?! Do t'i merrni vesh në vazhdim.

Por në Shqipëri a ju ka pëlqyer ndonjë lojtar?

Po, por në Superiore. Kam parë shumë ndeshje dhe do veçoja 2 apo 3, më duken të përshtatsh­ëm për grupin. Ndoshta skuadrat e tyre nuk po bëjnë dot gjë, por ne mund të na bëjnë punë. Këtë e kam diskutuar edhe me klubin, ndaj po punojmë.

Festat ku do t'i kaloni, në Shqipëri apo Itali?

Do shkoj në Brazil, të ngrohem pak (qesh). Do rri 1 javë apo 10 ditë atje dhe më pas do të kthehem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania