Panorama Sport (Albania)

Egnatia thyen Kastriotin, nis “lufta” për kreun

Krutanët pësojnë humbjen e parë, humbasin shumë

- ALDO BUZI

Egnatia ndal Kastriotin dhe ngjitet në vendin e dytë. Rrogozhina­sit u shkaktojnë humbjen e parë krutanëve dhe shkurtojnë diferencën në pesë pikë. Ndeshja që u luajt në dytë ditë për shkak të shiut, u mbyll me fitoren e Egnatias 1- 0, me golin e shënuar nga Osinaki të shtunën, por që mbeti në fuqi edhe në 45 minutat e dyta të luajtura dje. Pas 11-të javësh pa humbje, krutanët në Rrogozhinë pësuan disfatën e parë këtë kampionat.

NDESHJA - Ashtu siç ishin mbyllur 45 minutat e para me Egnatian aktive në veprime dhe avantazh, rifilloi edhe pjesa e dytë, ku që në minutën e 49-të, vendësit i afrohen golit me Osinakin që godet tokazi pas harkimi të topit nga djathta e Gjylës, por pret në pozicion Kuka. Krutanët mundohen të organizohe­n me Çutrën dhe Karakaçin që ndërtojnë aksione duke krijuar mundësi shënimi për Markun e Malindin, por që nuk gjejnë hapësirat e duhura. Rrogozhina­sit do të rrezikojnë vazhdimish­t portën e Kastriotit me Henryn, në të 54-ën, që gjuan nga distanca pa rrezik. Një minutë më pas është Osinaki që shikon daljen e gabuar nga porta të Kukës, por goditja e tij përfundon jashtë. Miqtë nga Kruja kërkojnë me ngulm golin e barazimit dhe luajnë me topa të gjatë. Në të 73- ën, i sapo aktivizuar­i Dyca vë në provë Haremin që pret në kohë gjuajtjen e mesfushori­t. Pa kaluar 6 minuta, djemtë e Nikajt fitojnë duelet në fushë

Çast nga ndeshja e djeshme

dhe në të 79-ën, Marku fare pranë portës gabon në shënjestër me topin që ia jep në duar gardianit rrogozhina­s. Minuta e 80- të do të sjellë një kombinim të Brajt që kroson brenda zonës për Gjokën, i cili është shumë afër kuadratit dhe shpërdoron një rast ideal për golin e dytë. Pavarësish­t se loja po shkonte drejt fundit, rastet nuk munguan sërish për të dyja kampet. Gjyqtari i katërt

akordon 4 minuta shtesë. Fundi sjell dy raste të pastra për shënim një për vendësit dhe një tjetër për miqtë. Të parin e kanë rrogozhina­sit, ku Baze gjuan drejt portës krutane nga rrethi i mesit të fushës një top të larguar nga zona e tij, por në fund përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Përpara goditjes, porta ishte lënë bosh nga gardiani Kuka që kishte dalë në ndihmë të sulmit gjatë një

goditjeje këndi. Në minutën e fundit, Mziu mund të kishte shënuar golin me vlera për krutanët, por goditja e tij u prit pa probleme nga portieri Haremi që ishte në një ditë të mirë. Gjithçka përfundoi me një fitore të rëndësishm­e të Egnatias që po kalon një formë të mirë këtë pjesë të dytë të sezonit. Ndërsa Kastrioti zbret me këmbë në tokë pas disa javësh pozitive pa njohur humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania