Panorama Sport (Albania)

Tërbuni "zbret me këmbë në tokë" Vllazninë B

- GOLI: VLLAZNIA B: TËRBUNI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË:

Vllaznia B ka humbur "derbin e veriut" me ekipin e Tërbunit. Pukjanët kanë arritur që të fitojnë 1-0 ndaj kuqebluve. Ka qenë një gol i Mezinit në minutën e 10-të që u ka dhënë fitoren miqve. Me këtë 3-pikësh, pukjanët ngjiten në vendin e tetë duke barazuar me pikë Vllazninë B. Një sfidë për mbijetesë mes dy ekipeve që duket se do të vazhdojë deri në fund. Edhe pse shkodranët kishin bërë paraqitje shumë të mira deri tani, dje janë surprizuar në fushën e tyre, ku janë mundur me rezultatin minimal nga një rival i drejtpërdr­ejtë.

NDESHJA - Loja nis e shpejtë me vendësit që hidhen në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Por, janë miqtë ata që gjejnë rrugën e rrjetës. E gjitha është një skemë e Tërbunit përmes një goditjeje këndi, e cila finalizohe­t me saktësi. Topi mbërrin te Mezini, i cili nga jashtë zone godet saktësisht duke ndëshkuar Vllazninë B. Shkodranët mundohen që të reagojnë me anë të sulmuesit Pusi, por mungon finalizimi. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve. Në 45 minutat e dyta, për Vllazninë B sërish është Pusi që ka një mundësi të artë, por nuk arrin të barazojë. Nga ana tjetër, Tërbuni di të kundërsulm­ojë dhe disa herë vë në vështirësi Vllazninë B me Nimanin, Shabën, Hoxhaj, por pa e dyfishuar rezultatin. Në fund, Vllaznia B e mbyll me humbje këtë 90- minutësh ndërsa Tërbuni largohet me një fitore shumë të rëndësishm­e. Duhet thënë se kuqeblutë surprizuan me fitoret e tyre në disa ndeshje të rëndësishm­e deri tani. Por, dje pësuan një humbje që mund të kushtojë shtrenjtë. Vllaznia B do të mbyllë vitin me një transfertë shumë të vështirë në Krujë ndaj Kastriotit kryesues. Senad Nikshiqi

Trajner:

Trajner:

Erkoçeviç 40', Bala 75', Isufi 75'/ Bala 8', Nimani 46'

E.Hala, P.Puto,

Q.Shehaj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania