Panorama Sport (Albania)

Meshkuj e femra, volej përcakton gjysmëfina­listet

-

Vllaznia e Tirana në grupin A dhe Partizani e Studenti në grupin B janë 4 skuadrat gjysmëfina­liste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Më herët, dy skuadrat e grupit A ishin në pritje, pasi ndeshjet e grupit të tyre përfunduan javën e kaluar ndërsa priteshin dy skuadrat e tjera. Partizani dhe Studenti kanë udhëtuar më gjatë, pasi kanë zhvilluar nga 4 ndeshje në 5 ditë. Takimi mes Partizanit dhe Skënderbeu­t u dominua krejtësish­t nga skuadra e trajnerit Ylli Tomori, që me fitoren e djeshme i mbylli këto takime me pikë të plota. Në anën, tjetër Studentit i duhej fitorja ndaj Teutës. Kryeqyteta­sit e nisën keq edhe për meritë të bregdetarë­ve, të cilët fituan setin e parë në shifrat 28:26. Më pas, ndeshja nuk ka më histori sepse Studenti përmbys gjithçka dhe e mbyll takimin 3 me 1. Po dje janë përcaktuar gjithashtu dhe 4 gjysmëfina­listët e volejbolli­t të femrave. Barleti e Tirana në grupin A dhe Partizani e Teuta në grupin B do të vazhdojnë garën për fitimin e trofeut. Tirana ka marrë një fitore shumë te lehtë ndaj Korabit duke e mbyllur sfidën 3- 0. Ndeshja tjetër midis Barletit dhe Vllaznisë përfundoi 3-0. Kampionët e Barletit nuk vuajtën aspak për të fituar këtë takim, teksa fitoi të tri setet 17-25, 2325, 13- 25. Teuta e mposhti Skënderbeu­n duke vuajtur disi, por në fund ka siguruar një biletë për në gjysmëfina­le, pasi ka mbyllur me fitoren 3-1. Partizani ka mposhtur Lushnjën me rezultatin e pastër 3-0, në një sfidë të lehtë për të kuqtë ku, prej fillimit të lojës, Partizani ishte superior ndaj kundërshta­rëve.

Roland Gjini, Melsi Mala

(10:25, 10:25, 11:25)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania