Panorama Sport (Albania)

Vllaznia e Kinostudio, vazhdon “lufta” në krye

Bilishti rekord negativ, 101 gola të pësuar në 9 javë

-

Vllaznia e Kinostudio po ecin përkrah njëra- tjetrës duke qenë në krye me pikë të barabarta, me 24 pikë sejcila, të shkëputura me 6 pikë nga skuadrat e tjera. Vajzat shkodrane kanë arritur një fitore tenistike 6-0 ndaj Dajtit. Shkodranet kuqeblu e kanë dominuar ndeshjen duke arritur një rezultat tenistik 6-0. Ndërsa një fitore mjaft të thellë kanë regjistrua­r vajzat e Kinostudio­s kundër pogradecar­eve, 14-1. Apolonia ka realizuar një goleadë kundër vajzave korçare, teksa e kanë mbyllur sfidën 90. Skuadra fierake futbollit të femrave ka vazhduar serinë e fitoreve, madje të goleadave. Këtë herë, vajzat e drejtuara nga trajneri Ernest Avdulaj kanë qenë në një dominim total, të cilat përveç golave të shënuar, kanë humbur dhe shumë raste të tjera shënimi, madje dhe një penallti gjatë pjesës së pare, ku rezultati mund të ishte dhe më i thellë. 28 gola në dy ndeshje, janë një tregues që vajzat e futbollit fierak e kanë lënë pas fillimin disi apatik dhe tanimë janë gati t'i rikthehen rivaliteti­t të bukur sportiv me skuadrat e tjera. Vajzat kryeqyteta­se bardheblu, kanë fituar 6-0 ndaj Juban Danja-s. Panik ka pasur në minutën e 25-të për portieren shkodrane të Jubanit, e cila humbi ndjenjat duke pësuar një traumë në goditjen kokë më kokë me mbrojtësen Haxhari. Pas 2-3 minutash, ajo është përmendur dhe u dërgua urgjentish­t në spital për mjekime të mëtejshme. Ndërkohë, skuadra e Akade- misë Ajaks ka marrë një fitore të thellë 7-1 ndaj Bilisht Sport, skuadra që ka pësuar 101 gola gjatë këtij sezoni në 9 javë kampionat. Golin e 100-të bishtaret e kanë pësuar nga lojtarja shkodrane Sufaj.

Senad Nikshiqi, Bujar Rama, Abdulla Dushku

 ??  ?? Paniku per protieren shkodrane Elsaida Mucejani
Paniku per protieren shkodrane Elsaida Mucejani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania