Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 - Asnjë rrezik në anët e tij, me përjashtim të Donsah. DE SHILJO 6.5 - Provë super: perfekt në mbulim, fantastik në mbështetje të sulmit. BENATIA 7 - Personalit­et dhe maturi. Ofron garanci absolute aq sa për momentin është ai titullari i pazëvendës­ueshëm i reparti. BARZALJI 6.5 - Eksperienc­ë për të shitur. Perfeksion dhe qetësi. ALEKS SANDRO 6.5 - I rikthye thuajse në nivelet e tij të sezonit të kaluar. Shtyn me vazhdimësi e cilësi, por mund të bëjë më shumë. KHEDIRA 6 - Ai që shkëlqeu më pak në fushë, por po rigjen ritmin. PJANIÇ 7.5 - E nis me "frena dore" të ngritura, por kur vendos të ngjitet në "katedër", me goditjet e tij të dënimit, është thjesht "vrasës". Fenomenal edhe me asistin për Manxukiçin. Në të 86ën Markizio (pa notë). MATUIDI 7 - "Ushtari" i palodhur i Alegrit. Dinamik dhe jetik për Juven dhe si dhuratë merr golin e parë me bluzën e Juves. DUGLAS KOSTA 7 - I frymëzuar dhe dëfryes për tifozët bardhezi, me sprintet që ofron në fushë. Kaq mjafton për të çorientuar mbrojtjen e Bolonjës. Në të 70-ën Bernardesk­i (nota 6), i cili tenton të gjejë festën personale, por tri pikët ishin arkivuar tashmë. MANXUKIÇ 7 - Vrapime, grintë dhe cilësi, me të cilat ndihmoi Juven të blindojë tri pikët që në pjesën e parë. "Luftëtari" bardhezi nuk të lë kurrë në baltë. Në të 75-ën, Dibala (nota 6), i cili zbret agresiv, por Mirante i mohon një gol që do ta kishte merituar. HIGUAIN 6.5 - Lufton dhe sakrifikoh­et. Tërheq mbrojtësit pas vetës dhe i hapi rrugë golit të Manxukiçit.

Trajneri ALEGRI 7 - Eksperimen­tet e tij dhanë rezultat sepse prej 7 ndeshjes, Juventusi ka rigjetur soliditeti­n difensiv me zero gola të pësuar. Dhe nëse rigjen edhe Dibalën, atëherë titulli është sërish një çështje e tyre. Predikon qetësi dhe kurat e tij dhanë sërish efekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania