Panorama Sport (Albania)

“Dibala të tërbohet, stoli po i bën mirë”

-

Fiton dhe bind! Masimilian­o Alegri merr tri pikët e radhës në kampionat kundër Bolonjës, vendin e dytë në renditje dhe sheh mbrojtjen e tij që të dalë edhe njëherë tjetër pa "plagë" (për të shtatën herë radhazi mes kampionati­t dhe Champions-it), ndërsa sulmi godet edhe njëherë tjetër me breshëri. Të gjitha këto e bëjnë të lumtur trajnerin e Juventusit, i cili nuk harron që të komentojë edhe momentin e Paulo Dibalës: "Treguam edhe njëherë tjetër soliditeti­n e duhur si skuadër duke shënuar tri herë dhe duke mos lënë hapësira pas. Në festë mungoi vetëm Dibala? Në Bolonja zbriti mjaft mirë në fushë. Mendoj se pankina po i bën mirë, po e stimulon. Madje, dua të shoh edhe më nervoz sesa hyri në ndeshje, dua ta shoh që të tërbohet, të nxjerrë jashtë të gjithë atë negativite­t që ka brenda dhe më në fund mund të rigjejmë lojtarin që njohim. Unë, por edhe klubi kemi besim të plotë te ai. Dibala është një 'thesar' i Juventusit". Tashmë që kreu në Serinë A është vetëm 1 pikë larg, Alegri mund të jetë më i qetë, ndonëse në Europë e sheh shumë herë më të vështirë sesa në vitet e kaluara: "Këtë vit, Seria A është më e luftuar, por ne nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari që të rikthehemi në krye dhe të tentojmë titullin e shtatë radhazi. Por akoma më shumë është Champions-i. Sivjet, skuadrat e nivelit të lartë janë më tepër sesa

në sezonet e kaluara, sidomos anglezet, të cilat janë përmirësua­r pa fund. Prandaj, këtu do të jetë një betejë edhe më e ashpër, por në të njëjtën kohë më emocionues­e. Sfida e ardhshme me Romën? Në luftën për titull, për Romën flasin pak, por kundrejt një viti më parë ata janë përmirësua­r.

Mjafton të shohësh se çfarë kanë mundur të bëjnë në Ligën e Kampioneve për të kuptuar forcën e tyre. Kanë lojtarë fantastikë, por edhe një pankinë të rëndësishm­e. Pastaj janë një ekip që pësojnë pak dhe mbrojnë në grup. Do të jetë një betejë spektakola­re", përfundoi Alegri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania