Panorama Sport (Albania)

“Mea culpa” e Gatuzos: S’jam at Pio që të bëj mrekulli, kërkoj falje!

Trajneri kuqezi analizoi sfidën dhe shkaqet e humbjes

-

Xhenaro Gatuzo nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse t'i përulet zotësisë së Veronës. Një kampion bëhet i tillë jo vetëm duke fituar, por edhe duket ditur si të sillet në rast humbjeje. Nuk bën skena Rino, megjithëse hidhërimi i lexohej në fytyrë, teksa pas ndeshjes deklaronte: "Nuk kam justifikim­e, bëmë një figurë të tmerrshme, ndaj kërkoj falje. Unë nuk jam at Pio që të bëj mrekulli. Më vjen keq sepse e nisëm mirë dhe në 25 minutat e para krijuam shumë, por siç ndodh rëndom me këtë ekip, në vështirësi­në e parë ndëshkohet. U munduam të reagojmë disi, por me golin e dytë na u prenë këmbët dhe me mendje e mbyllëm ndeshjen përpara kohë". Dora e Gatuzos duket për sa kohë mendjet e të tijve janë të freskëta, por sapo hasin në vështirësi, lojtarët në fushë nuk ndjekin më trajnerin. Kjo ndodhte me Montelën dhe rreziku është konkret për t'u shndërruar në sëmundje të skuadrës edhe për Rinon. Ish-mesfushori, tashmë në krye të ekipit të zemrës nuk krijoi asnjë alibi dhe shpjegoi: "Ekipi nuk është prekur nga çështja e UEFA-s apo nga kontrata e Donarumës. Do të ishte e lehtë të pranoja këto justifikim­e, por nuk është kështu. Secili lojtar paguhet rregullish­t në fund të muajit, janë profesioni­stë, ndaj situatat rreth klubit apo të lojtarit nuk mund të ndikojnë në paraqitet e tyre në fushë". Misioni i ringritjes kuqezi komplikohe­t jo pak me në tjetër rezultat zhgënjyes, por Gatuzo e di rrugën që duhet ndjekur dhe nuk kursen të ndajë

"recetën" me mediat: "Duke filluar që nga unë i pari, të gjithë kemi për detyrë të kuptojmë përse u shkërmoqëm pasi kaluam në disavantaz­h, sidomos, pasi deri në atë moment ishim gjithnjë pak centimetra larg golit. Çështja është që nuk dimë akoma si të reagojmë në mënyrën e duhur kur pësojmë: në problemin më të parë fillojmë hutohemi dhe bëhemi të rrëmujshëm". Në

fund Gatuzo tregoi edhe diçka më shumë në marrëdhëni­en me djemtë: "Zakonisht pas një rezultati negativ nuk flas me grupin, është më mirë të jenë të qetë për të kuptuar ku u gabua. Mund të them me bindje se nëse i marrim një nga një lojtarët e organikës, kjo skuadër vlen më shumë, ndaj është detyra imë t'i vendos në kushte që të japin më të mirën e tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania