Panorama Sport (Albania)

Milan, përsëri “aromë krize”

Djemtë e Gatuzos luajnë vetëm 25 minuta, Verona hakmerret për disfatën në Kupë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kriza nuk njeh fund. Verona nuk harron humbjen e së mërkurës dhe ia kthen Milanit me të njëjtën monedhë në kampionat. Skuadra e Gatuzos shkërmoqet nga goditjet e prodhimeve të fidanishte­s së Interit dhe Juventusit dhe duket e rikthyer ne mediokrite­tin ku e la Montela.

KËRKOHET FITORE - Gatuzo dukej e kishte parandjerë rrezikun dhe në konferencë­n për shtyp të së shtunës nuk reshti së foluri për përqendrim dhe respektim ndaj kundërshta­rit. Trajnerit të ri kuqezi i duhej një fitore për vazhdimësi­në, ndërsa homologut Pekia i nevojitej për t'iu larguar sa më shumë fundit të tabelës. Rino propozon thuajse të njëjtin formacion që ngadhënjeu në mesjavë, ndërsa tekniku i Veronës nuk ndryshoi skemë, por interpretu­es duke predikuar kujdes dhe sulme të mirëmendua­ra. Planet e të zotëve të shtëpisë ndryshojnë që në pjesën e parë për shkak të ndryshimev­e të detyruara, por idetë nuk modifikohe­n, fundja ajo sfide duhej fituar.

KOMANDA - Ndeshja e kuqezinjve ngjason me shumicën e atyre të këtij sezoni, me "Djallin" që vendos diktatin dhe rivalët që përfitojnë në mundësinë e parë. Suso e nisi sfidën më mirë nga të gjithë duke pasuar shpesh për Kaliniçin e duke goditur portën, por pa saktësinë e zakonshme. Milani nuk di të konkretizo­jë superiorit­etin e krijuar dhe përplaset ndaj portierit Nikolas dhe mbrojtësit Hërto që ndal Suson në shansin më të mirë të takimit. Montolivo dhe Kesi janë dy emra të tjerë që nuk

kanë fat në goditjet e tyre. Për Veronën mjafton një goditje këndi nga i palodhuri Romulo dhe Karaçiolo dërgon në portën sferën në shansin e parë të verdhebluv­e.

KEAN - Gatuzo e di që koha është e pakët dhe me nisjen e pjesës së dytë dërgon

në fushë Kutronen në vend të Rodrigezit. Energjitë rifreskohe­n në vijën e parë kuqezi me Andre Silvën që merr vendin e Kaliniçit, por ndërkohë Verona ka përfituar duke dyfishuar rezultatin me Kenin. Ishjuventi­ni transformo­n në

gol një pasim nga krahu të Besës, i cili më pas do të gjejë edhe golin e tretë që për të ka shije derbi duke qenë se është formuar në akademinë e Interit.

"Djalli" propozon shumë qarkullim topi, por që nuk konkretizo­het pavarësish­t tentative të panumërta kuqezi (30 goditje drejt portës.)

Pas trefishimi­t të rezultatit për milanezët bie terri dhe idetë e pakta janë tepër konfuze për t'u marrë fryte. Gatuzo kishte ndezur një shkëndijë me dy fitore, por "dushi i ftohtë" i djeshëm rikthen skuadrën në pikën e nisjes. Për më tepër, kartonët e Susos (i kuq) e Romanjolit (i verdhë, por do të skualifiko­het) e bëjnë ndeshjen e radhës ndaj Atalantës të duket një mal i pakapërcye­shëm, teksa Verona në shtëpi konfirmohe­t një "mace e zezë" për Milanin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania