Panorama Sport (Albania)

Notat e Milanit

-

DONARUMA 6 - Pa faj në asnjërin prej golave. Është muri përpara tij që nuk mban asgjë. KALABRIA 5 - Në mbrojtje nuk ndihmon, në sulm nuk shtyn dhe për më tepër shumë pasaktësi. BONUÇI 5 - Shumë statik reparti që ai drejton. Pjesë e fajtorëve në dy golat e parë. ROMANJOLI 5 - Jo i qetë dhe disi i hutuar. Me përvojë ndal Kenin, por duhet më shumë vendosmëri. Skualifiki­mi mund t'i bëjë mirë.

RODRIGEZ 4,5 - Shumë poshtë në çdo aspekt. Zvicerani ka probleme forme dhe Gatuzo e heq pas 45 minutash.( nga 46' Kutrone 5.5 - Nuk shkund ekipin, por një vend titullari e meriton më shumë se Kaliniç) KESI 5 - E nis mirë, por bie me ekipin me kalimin e minutave. Dy herë në zonë bën zgjedhjen e gabuar.

MONTOLIVO 5 - Tri ndeshje në shtatë ditë dhe ish-kapiteni vuan fizikun. Pa cilësi, pa substancë i lë Vendin Lokatelit. ( nga 71' Lokateli 5.5 - Nuk mund të bënte shumë në 19 minuta.) BONAVENTUR­A 5 - Pak hapësira dhe aspak deciziv. Zhduket nga loja për meritë të kundërshta­rit që nuk i lejon hapësira. SUSO 5 - I vetmi që ngjall pak shpresë në sulm, por herë i pafat e herë i pasaktë kalon pa lënë shenjë. Kartoni disi i tepërt, por arbitri ndëshkon edhe qëllimin. BORINI 5 - Sa bujar dhe i parashikue­shëm. Grinta nuk mjafton dhe një top i humbur shkakton golin e tretë.

KALINIÇ 4 - Më i dobëti në fushë, gabon çdo gjë. 14 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë humb një rast të pastër. Fantazmë kuqezi (nga 57’ A.Silva 4.5 - Asgjë më shumë se kroati). TRAJNER GATUZO 5.5 - Deri në momentin e golit të pësuar, skuadra dukej shumë mirë. Më shumë se një trajner, kjo skuadër ka nevojë për psikolog.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania