Panorama Sport (Albania)

Inter, me shumë sulmues dhe pak ide, rendiment i pamjaftues­hëm nga rezervat

-

Herët a vonë do ndodhte: kundër Udinezes ka ardhur edhe humbja e parë e Interit të "epokës" së Spaletit. Një 1-3 në "San Siro", shtëpinë zikaltër, që ka sjellë pikëpyetje­t e para të parashikua­ra megjithatë nga tekniku që ka në duar një skuadër ende të paplotë. Interi e përfundoi ndeshjen kundër bardhezinj­ve me pesë lojtarë ofensivë dhe tre mbrojtës. Një mesazh shumë i qartë nga Luçiano. Në disavantaz­h fillimisht të një goli e më pas të dy golave, nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër veçse të nxisë (ose së paku të tentojë) skuadrën duke hedhur në fushë lojtarët me tipare sulmuese. KRAHËT - Detyrat më të ndërlikuar­a në minutat e fundit u takuan Kandrevës dhe Peisiçit, që në krahë kanë kryer rolin e mesfushori­t dhe atë të mbrojtësit anësor. Italiani, në veçanti, koleksiono­i 11 krosime përgjatë gjithë ndeshjes, thuajse gjysmën e gjithë skuadrës zikaltër (25). Nga korsia e djathtë

kanë nisur më shumë harkime drejt zonës: në të majtë, mes Perisiçit e Santonit, gjithsej u kryen në total katër (3+1). Në të djathtë i prodhoi të gjithë Kandreva sepse D'Ambrozio nuk arriti të shërbejë asnjë. Në fund të ndeshjes u detyrua të zhvendosej më shumë drejt krahut. Disi prej

pozicionev­e më ofensive të dy anësorëve zikaltër, por edhe prej aktivizimi­t të Karamoh (fillimisht) dhe Eder. Me pesë elementë ofensivë në fushë ishte logjike tentativa për të zgjeruar mbrojtjen e Udinezes. Ide që nuk u ndoq nga faktet duke parë që, në fund, Interi nuk ndërtoi aq raste sa për të merituar barazimin. Prapavijën e Masimo Odos e shqetësoi veçanërish­t Karamoh, i cili gjatë minutave që qëndroi në fushë (26) fitoi tre faulle. Jo pak, nëse llogaritet fakti që në sulmin e zikaltërve ka "pesha" më të rënda se francezi: pra, me sa duket, është kërkuar shumë shpesh përgjatë atij harku kohor. Me aktivizimi­n e Ederit në vend të Vesinos, ish-sulmuesi i Sampdorias u vendos përkrah Ikardit për ta mbështetur duke u përpjekur me ndonjë kombinim nga afër të hapnin ndonjë "derë" në prapavijën friulane, por pa sukses: vetëm 6 pasime (dy të gabuar).

PA PRECIZION - Perisiç, që në ditë të tilla ngjitet në katedër, e goditi portën kundërshta­re vetëm katër herë, tri prej të cilave përfunduan jashtë. Brozoviç akoma më keq: dy goditjet e tij nuk panë as hijen e portës. Kështu, Interi u shfaq pa kushtet fizike dhe psikologji­ke që të mbajnë në lojë në momentet e vështira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania