Panorama Sport (Albania)

Baraspeshë totale, 3 gola dhe 1 pikë në derbin Berisha-Strakosha

-

Thjesht spektakola­re, por në fund të gjithë mund të jenë të lumtur, sepse Atalanta dhe sidomos Lacio limitojnë dëmet, duke ndarë mes tyre një pikë, pas një barazimi 3-3, në Bergamo. Derbi mes dy portierëve të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, është një betejë në distancë. Edhe pse Atalanta kalon në avantazh të dyfishtë brenda tre minutash (Kaldara 19' dhe Iliçiç 22'), me portierin lacial të tradhtuar nga mbrojtja e tij dhe pa faj në të dy golat, Berisha, nga ana tjetër, gjendet i papërgatit­ur në dy golat e pësuar, brenda pjesës së parë. Në të 27-ën, Milinkoviç-Saviç lëshon një të majtë në hyrje të zonës, por edhe pse vetëm një metër larg shtyllës së tij të djathtë, portieri i Atalantës hidhet shumë vonë, një gafë gati e pafalshme për eksperienc­ën e tij. Mesfushori serb i Lacios, tetë minuta më vonë, thuajse nga i njëjti pozicion godet me të djathtë, topi i përplaset dy metra përpara trupit të tij dhe Berisha mbetet sërish i ngrirë, ndonëse mund të bënte shumë më shumë. Në barazim 2-2 përfundoi pjesa e parë, por në të dytë, portierët shqiptarë pësuan edhe nga një gol tjetër. Atalanta kaloi sërish në avantazh, ku Strakosha mposhtet nga pika e penalltisë, ndërsa Berisha, pasi ruan me dy pritje të bukura, avantazhin e bergamaskë­ve, e sheh veten të mposhtur në të 79-ën, pas një kombinimi fantastik Kaisedo-Alberto, i cili nga brenda zonës mposht për të tretën herë Etritin. Për mbrëmjen e ftohtë bergamaske mund të mjaftojë vetëm kaq. Pas ndeshjes, të dy portierët ishin në baraspeshë edhe në notën që u vlerësuan: BERISHA 6 - "Në dy golat e Milinkoviç­it vonon, sidomos në të parin, por me pritjen që bën ndaj Leivas në të dytën, ku ruan fillimisht avantazhin 3-2, ishte fenomenal. Nuk mund të bëjë asgjë në barazimin e Albertos".

STRAKOSHA 6 - "Në golat e pësuar është i tradhtuar nga shokët e repartit, por nëse Lacio ka forcën të reagojë që në pjesën e parë është edhe falë tij, me shqiptarin që i mohon Kristantes 3-0". AJETI, ASIST PËR FITOREN E KROTONES

Paraqitje me peshë e Arlind Ajetit në fitoren e djeshme të Krotones në sfidën e vështirë me Kievon. Mbrojtësi i Kombëtares është kthyer në njeriun-asist për skuadrën e tij, duke shërbyer pasimin për golin e vetëm të skuadrës së tij që me tri pikët ndaj verdhebluv­e (të parat me trajnerin e ri Valter Zenga në pankinë) ngjitet kështu në kuotën 15 pikë dhe i largohet zonës së nxehtë të renditjes. Rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të, kur një goditje-kros e Stoian ra fillimisht në traversë dhe, më pas, përfundoi në këmbët e mbrojtësit shqiptar: Ajeti tentoi fillimisht portën, topi i rikthehet mbrapa dhe në rastin e dytë shërben mbi vijën fatale sulmuesin Budimir, të cilit iu desh vetëm të shtynte sferën në rrjetë. Notat e vendosura për Arlindin nga ekspertët italianë varjonin nga 6.5 në 7: "Mexhiorini e 'shtyu' të ndërhynte në mënyrë të gabuar (me pasojë kartonin e verdhë) në fillim të sfidës (minuta e 12-të), çka nuk e kushtëzoi aspak paraqitjen e mbrojtësit. Ajeti u ngjit në katedër duke i dhënë praktikish­t fitoren skuadrës së tij dhe punoi i palodhur në mbrojtje. "Veterani" Pelisje nuk arriti asnjëherë t'i rrëmbejë kohën vuajti nga siguria e Arlindit. Konkret!". HUMBIN GJIMSHITI DHE MEMUSHAJ

Benevento humb sërish, këtë herë me përmbysje nga Spali dhe vazhdon të ketë vetëm 1 pikë, në vendin e fundit të renditjes. Ndodhi gjithçka në pjesën e dytë, me skuadrën e Berat Gjimshitit e Ledjan Memushajt (të dy për 90 minuta në fushë), që kaloi në avantazh e para falë autogolit të Kremonezit. Me notën 5,5 është vlerësuar mbrojtësi i Kombëtares pas ndeshjes: "nëse prapavija e verdhekuqv­e 'fut ujë', faji është edhe i tiji, pasi humbet shpesh nga sytë Flokarin, veçanërish­t në golin e parë personal, protagonis­tin e fitores së miqve". Më mirë mesfushori, nota 6: "Tenton golin me një goditje nga jashtë zone në pjesën e parë. Për pjesën e mbetur nuk shfaqet vendimtar sa duhet. Në përgjithës­i është më prezenti, por Beneventos i munguan inkursione­t e tij".

TË TJERËT

Në Greqi, Andi Lila është "zverdhur" në disfatën e Pas Janinës ndaj Olimpiakos­it. Hysen Memolla dhe Hajduk Split kanë fituar me pesë gola përballë Zapreziç në Kroaci, duke u ngjitur në vendin e dytë. Triumf 3-1 për Qakën dhe Poli Iasin në Rumani përballë Juventus Bukureshti. Shqiptari ka qenë në fushë për 90 minuta, ndërkohë që skuadra e tij ndodhet në vendin e tetë në renditje. Disfatë e rëndë 5-1 për Osmanlispo­rin e Sokol Cikalleshi­t në Turqi, i cili ka qenë në fushë deri në minutën e 68-të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania