Panorama Sport (Albania)

Humbja e parë përplas Spaletin me Zhang Jr.

Tekniku do përforcime, “Suning” ndalet prej “fair play”-t

- Përgatiti: LEDIO NASE

Qartësimin mbi merkaton që Spaleti u ka kërkuar drejtuesve të klubit të premten gjatë konferencë­s për shtyp e ka marrë menjëherë po atë ditë në mbrëmje. Në hotelin e grumbullim­it, në fakt, është paraqitur edhe Stiven Zhang dhe, së bashku me pjesën tjetër të krerëve zikaltër, ka pasur një mbledhje me teknikun. Dyshime nuk ka: Interi do mund të investojë në merkato vetëm kur të arkëtojë nga shitjet. Mundësia tjetër janë huazimet. Me shumë mundësi, në këtë pikë, Spaleti dëshiron edhe një deklaratë publike duke parë që, edhe pas ndeshjes me Udinezen, e ka përsëritur konceptin dhe iu përgjigj komentit të Auzilios mbi temën: "Piero nuk është klubi, mendoj se nuk është në dijeni të mundësive të që kemi për investim. Përsëris, lëmë të flasin krerët!".

FANTAZIA - Lojtarët e pëlqyer në Milano janë kryesisht Pastore dhe Mkhitarjan. "Duke mos pasur lojtarë të aftë në dyluftimet një kundër një, sot (të shtunën) patëm vështirësi kundër murit mbrojtës të Udinezes. Me shumë mundësi na nevojitet diçka për të hedhur hapin cilësor, por mbetemi të

fortë", ka qenë mendimi i teknikut pas humbjes. Në të kundërt të Zhang Jr., Spaleti nuk ka pasur kontakte me Tohirin, i cili kundër Udinezes është rikthyer në Milano 10 muaj nga hera e fundit. Ishte 26 shkurti dhe Roma pushtoi "San Siro"n me rezultatin 1-3, pikërisht si Udineze të shtunën...

"FAIR PLAY" - Sigurisht për të bërë merkato zërin duhet ta ngrenë mbi të gjitha drejtuesit me seli në Milano. Sabatini u përpoq në blicin e fundit në Nankin: problemi mbetet "fair play". Një alternativ­ë (nga autofinanc­imi) është investimi i menjëhersh­ëm (në janar nuk ka limite shpenzimes­h), për t'i besuar më pas Sabatinit dhe Auzilios si detyrë normalizim­in e bilancit përpara qershorit. Dhe ndoshta kjo është mundësia e vetme në gjendje për të rikthyer buzëqeshje­n te populli zikaltër, një rrugë pa sekrete për Sabatnin, mbretin e plusvalenc­ave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania