Panorama Sport (Albania)

jajtë’ fitojnë mes drithërima­sh

jë ish-lojtar i Mançester Sitit tremb unajtid në "Ha thorns", por Mou merr tri pikët

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fitore e ngushtë dhe e vuajtur. Dhe, pavar ësisht se gjithçka u duk se u mbyll në 45 minutat e para nga ana e Mançester Junajtid në "Ha5thorns", ishte pak a shumë si me të njëjtën dinamikë me të cilën fituan edhe në "Vicarage Road" kundër Uotfordit pak javë më parë. Rënie përqendrim­i, për të cilat tekniku portugez duhet ende të punojë. Por "djajtë" marrin 3 pikët ndaj skuadrës së Alan Pardësë dhe konfirmojn­ë vendin e dytë, duke u rikthyer 11 pikë pas rivalëve të Mançester Sitit.

NDESHJA - Vendësit e nisin kompaktë, të vendosur mirë në gjysmëfush­ën e tyre. Por Junajtid bllokohet vetëm për 27 minuta përpara se të shënojë: Mata pason në të majtë për Rashfordin, krosimi në qendër sjell shkëputjen me kokë të Lukakut, i cili realizon si ish dhe nuk feston (35 ndeshje dhe 17 gola me "Baggies" gjatë 2012-'13). Por mungesa e festës së tij nuk e ka bindur totalisht opinionin sportiv në Angli. Gjatë komentit, legjenda Geri Nevil dhe Xhemi Redknap kritikuan belgun, duke e përkthyer mungesën e entuziazmi­t të sulmuesit për shkak të kritikave që ka marrë së fundmi. "Vërtet është kritikuar për ndeshjet e tij të fundit, por ai duhet të festojë me ata tifozë që kërcejnë pas porte. Ai duhet të ndiejë emocionet", e kritikoi Geri Nevil. Pikërisht në momentin që Uest Bromuiç tenton të dalë nga mbrojtja, ndëshkohet përsëri: Lukaku dhe Mata dialogojnë në hyrje në zonës, topi mbërrin te Lingard, goditja e të cilit gjen edhe devijimin e Hegazit, që mjafton për të nxjerrë jashtë trajektore­je Forsterin dhe topi ndalet në rrjetë. Përpara fundit të pjesës së parë ka ende kohë për të parë një pritje të bukur në dy kohë të David De Geas pas gjuajtjes së Livermor. Në pjesën e dytë, pasi Junajtid shpërdoron rastin për të shënuar golin e tretë me një kthesë të Rashfordit (58'), Junajtid del nga ndeshja me goditjet e Garet Berrit, i aktivizuar pas pushimit dhe me një grintë të jashtëzako­nshme. Ish-lojtari i Sitit gjen devijimin perfekt nga një goditje këndi në minutën e 77-të, duke realizuar golin e parë me Alan Pardënë në stol. Nga ky moment, "djajtë e kuq" vërtet kontrolloj­në avantazhin, por u kalojnë edhe drithërima, si ajo e minutës së 85-të, kur goditja e një tjetër lojtari të sapoaktivi­zuar, Xhei Rodrigez, i kalon disa centimetra larg shtyllës. Në shtesë, një tjetër rrëmujë në zonën e Junajtidit,

por që e zgjidh De Gea, duke fiksuar përfundimi­sht rezultatin 1-2. Murinjo nuk ka humbur kurrë një ndeshje në transfertë kundër një skuadre që atë ditë është renditur në zonën e rënies: në 19 ndeshje ka arritur 15 fitore dhe 4 barazime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania