Panorama Sport (Albania)

Zidan, një trofe çdo 14 ndeshje

Ka marrë drejtimin e klubit në janar 2016, por ka fituar 8 trofe dhe 80% të sfidave

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Numrat dhe palmares të Zidane si trajner i Real Madridit e konfirmojn­ë atë si një nga legjendat e stolit të Santiago Bernabeu, duke përsëritur po me aq sukses paraqitjet e ditëve të lavdishme kur ai ishte në fushë.

ECURIA - Francezi mori në dorëzim Realin e Madridit në janar të 2016-ës, duke pasuar në stolin e "Los Blancos" një emër si Rafa Benitez. Kur ai mori frerët e skuadrës së parë, Reali i Madridit u eliminua nga Kupa, jo për merita sportive më shumë se sa me burokracit­ë e lidhura me rastin e futbollist­it të akademisë Denis Çerishev. Në atë moment të karrierës së Zizusë te Reali, Barcelona ndodhej pesë pikë larg madrilenëv­e në kampionat ( java e 18- të e Ligës Spanjolle në sezonin 20152016). Në fund të atij sezoni, diferenca ishte në një pikë dhe mrekullia e rikthimit të Realit te titulli ishte e afërt, por gjithçka u venit nga humbja në derbin kundër Atletikos në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të. Pikërisht ajo humbje 0- 1 e ndau Zidanin nga titulli i tij i parë kampion si trajner, njëkohësis­ht edhe nga trofeu i tij i parë në Madrid.

TROFE - Në të njëjtin sezon, Zidan realizoi rekordin e tij duke fituar Ligën e Kampionëve kundër Atletikos në Milan (1-1, 5-4 në penallti). Ishte hera e parë për "Los Blancos" që një trajner i ardhur në mesin e sezonit të vinte duart mbi një trofe aq prestigjio­z. Fitorja e Ligës së Kampioneve ishte vetëm hallka e parë e një zinxhiri titujsh që do të këputej në Kupë nga Selta Vigo në çerekfinal­e të "Kupës së Mbretit" së vitit të kaluar (1-2 në Santiago Bernabeu dhe 2-2 në Balaidos)

Përveç asaj ndalese, Zidan ka fituar thuajse çdo trofe ku ka marrë pjesë, pa harruar Superkupën e një viti më parë ndaj Sevijes, apo Botërorin për klub ndaj Kashimës.

REKORDE - Ligë '16/'17, Champions '16/'17, Superkupë Europiane 2017, Superkupën Spanjolle 2017 dhe Kupën e Botës së Botës 2017, pesë tituj radhazi që çojnë në tetë totalin e trofeve të fituara nga trajneri francez. Përmbledhj­a është shkatërrue­se: Zidan ka fituar 80% të titujve që Real Madrid ka luajtur që nga ardhja e tij dhe ai ka fituar në 115 ndeshje, me një mesatare prej një trofeu në çdo 14 ndeshje. Përveç kësaj, ai është caktuar si trajner i mirë i vitit 2017 nga FIFA dhe ishte finalist në vitin 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania