Panorama Sport (Albania)

Ronaldo kriset me Perezin për rinovimin dhe Nejmarin

CR7-ës s'i pëlqen flirti me braziliani­n, presion për kontratën e re

-

Kristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde të reja me golat e tij dhe t'i dhurojë trofe Realit. Por ka diçka që nuk shkon me sulmuesin portugez në Madrid. Ndërsa u përball me mediat në stadiumin "Zayed" pas fitores në finalen e Botërorit të Klubeve të shtunën, ai dukej i qetë dhe i lumtur: megjithatë, ai mori një qëndrim serioz kur u pyet nëse do t'i pëlqente që ta mbyllte karrierën në "Bernabeu": "Nëse është e mundur, pa dyshim. Por nuk është diçka që varet nga unë. Nuk jam unë në krye të klubit, të shohim..." Ishte një përgjigje hedhur me kunj për presidenti­n Florentino Perez. 32- vjeçarit nuk i kanë pëlqyer insinuimet nga Perez për të ardhmen e tij, ndërsa ka nisur të flirtojë haptazi me Nejmarin. Deklaratat e CR7 janë edhe një formë presioni që ai ka nisur të bëjë për të rinovuar, ashtu siç bëri rivali i tij Lionel Mesi, i cili pas firmës në kontratën e fundit, fiton shumë më tepër se fituesi i "Topit të Artë" dhe Ronaldo nuk e kapërdin dot kollaj këtë.

KRISJET QË S'FSHIHEN - Në galanë e "Topit të Artë" javën e shkuar, Kristiano tha se plani i tij ishte që t'i varte këpucët në gozhdë si futbollist i Realit. Disa minuta më vonë, Perez u intervistu­a nga moderatori i ceremonisë, David Zhinola, ku tha: "Për mua, ai është lojtari më i kompletuar

që prej Di Stefanos. Ai është trashëgimt­ari i tij. Kur ai të largohet, do të nisë një epokë e re në Madrid, ashtu siç nisi pas Di Stefanos". Ndërsa ai, teksa dëgjonte presidenti­n, nuk e fshehu habinë. Por Kristianon e ka çuditur edhe flirtimi i hapur i presidenti­t të tij me lojtarin më të shtrenjtë të historisë. "Po të ishte në Madrid, Nejmari do ta kishte më të lehtë për ta fituar 'Topin e Artë'", tha Perez gjatë një interviste për radion "Cadena Ser" po atë ditë. "Reali është një klub që u jep lojtarëve të mëdhenj atë për të cilën kanë nevojë. Të firmosim me Nejmarin? Nuk do ishte një ide e keqe". Një tjetër deklaratë që godet krenarinë e Kristianos. Dhe Zidan, në gjithë këtë luftë të ftohtë, e gjen veten në rolin e dirigjenti­t neutral dhe paqebërësi­t: "A është më i miri në histori? Po, unë mendoj kështu. Do të isha i lumtur sikur të rinovonte nesër. Është e rëndësishm­e që ai të qëndrojë deri në fund të karrierës këtu", tha francezi nga Abu Dhabi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania