Panorama Sport (Albania)

Faza e parë, Bajerni më i dobët prej 6 vitesh

Hejnkes vuan pasojat e Ançelotit, por shpallet kampion dimri

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e rekord menëve gjermanë ka arritur ta mbyllë vitin 2017 duke kryesuar renditjen në Bundesligë me 41 pikë, 11 më shumë sesa vendi i dytë, Shalke. Mirëpo, edhe pse bavarezët kanë arritur ta mbyllin të parët këtë vit, shifrat tregojnë se kjo ka qenë faza më e dobët përpara festave të fundvitit, e rekordmenë­ve gjermanë që prej sezonit 2011-2012. Rreth shtatë vite më parë, presidenti i klubit të Bajernit, Uli Hënes, deklaroi se: "Duhet të sigurohemi që të mos vajtojmë kur të tjerët të na shohin me dylbi në renditje". Shtatë vite më vonë, Bajerni ka arritur të kryesojë tabelën e renditjes në Bundesligë, por me pikët më të ulëta në gjashtë vitet e fundit. Ndërsa klubet e tjera në Gjermani kërkojnë të bëjnë një mbyllje të vitit po aq "të dobët" sa Bajerni. Rekordmenë­t gjermanë kanë arritur ta mbyllin vitin 2017 në Bundesligë me një total prej 41 pikësh, i cili, sipas statistika­ve, është më i ulëti në gjashtë vitet e fundit kur ekipi bavarez drejtohej nga Jup Hejnkes. Në pesë vitet e kaluara, skuadra e Bajernit e ka mbyllur sezonin e fundvitit me 42 deri në 47 pikë, ndryshe nga sezoni 2011-2012 dhe sezoni aktual. Mirëpo Bajerni e kanë nisur me rezultate jo të mira sezonin 2017/' 18 nën drejtimin e trajnerit italian, Karlo Ançeloti, i cili u shkarkua pas humbjes 3-0 ndaj PSG-së. Në ndryshim nga Hejnkes, me

të cilin Bajerni ka shënuar 2.8 gola në ndeshje dhe ka marrë 2.7 pikë për ndeshje, Ançeloti ka marrë 2.7 gola në ndeshje dhe 2.16 pikë. Hejnkes ka fituar nëntë ndeshje prej rikthimit duke humbur vetëm një, ndërsa Anëeloti në sezonin aktual fitoi katër nga gjashtë dhe shënoi një barazim e një humbje. Pas erdhi Sanjol në vetëm një ndeshje ku dhe ai shënoi barazim. Trajneri legjendar Jup Hejnkes madje arriti të merrte hak edhe ndaj humbjes me PSG-në në Champions, duke i mundur ata me rezultatin 3-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania