Panorama Sport (Albania)

Juvja kalon Interin, Milani në kolaps

Pjaniç gol dhe asist, Manxukiçi dhe Matuidi përmbushin misionin në transfertë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Parakalimi në "au tostradën" e Bolon jës vjen pa pasur nevojë për ta shtypur gazin deri në fund dhe me tre gola madje. "Piloti" Alegri nuk ka nevojë që të përdorë të gjithë fuqinë e "makinës" së tij për të kaluar Bolonjën në fushë dhe Interin në renditje dhe përpara sheh vetëm Napolin, ndonëse me peshën e të mbajturit në "bagazh" një Dibala që gjithmonë e më shumë po bëhet një barrë. Për argjentina­sin, këtë herë kishte çerek ore lojë dhe madje i shkoi pranë edhe "pokerit" me një të majtë plot klas, por pa fat. Bolonja e Donadonit nga ana e saj e nisi ndeshjen me një kompleks inferiorit­eti, i cili i dënoi.

PERLA E PJANIÇIT - Ndeshja nis edhe një herë tjetër pa Dibalën, sërish i dërguar në pankinë nga "katili" Alegri, me muskujt e Manxukiçit dhe Kostës që punojnë pas shpatullav­e të Higuainit. Ndonëse për afro gjysmë ore bashkëpuni­mi i tyre me "Pipita"-n nuk lë gjurmë, ndërsa Benatia dhe Barzalji krijojnë një morsë për Verdin dhe Destron, Juventusi gjithsesi duket qartë që kontrollon lojën dhe për të zhbllokuar ndeshjen, vë në "punë" klasin e individual­iteteve që ka në grup. Në të 27-ën, Aleks Sandro "vjedh" një goditje dënimi në hyrje të zonës, në pozicion diagonal, me Pjaniçin që merr përsipër ekzekutimi­n dhe ndërsa të gjithë prisnin një krosim, boshnjaku vendos ta dërgojë direkt në portë: goditje është gati perfekte, por jo reagimi i Mirantes, portierit të "ushqyer" dhe rritur në radhët e bardhezinj­ve, i cili reagon me shumë vonesë dhe gati e dërgon vetë në rrjetë sferën.

E PARA PËR MATUIDIN - Me të zhbllokuar ndeshjen, Juventusi nuk ka më as nevojë që të rrisë ritmin e saj sepse Bolonja demoralizo­het dhe Pjaniç e Manxukiç gjejnë edhe dyfishimin përpara se të zbresin në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë. Fantazisti bardhezi, madje i kampionëve në fuqi të veshur me të verdhë (edhe dje luajtën me uniformën e dytë), lëshon një krosim për kroatin, i cili stopon me klas dhe lëshon një të majtë diagonale brenda zonës e një për një "vrasës" të zonave të rreptësisë. Edhe pjesa e dytë është e gjitha në kontrollin absolut të Juves sepse të shumëpritu­rit Verdi, Destro, por edhe i riu Okuonkuo, rreziqet e paralajmër­uara të pragsfidës nuk arrijnë kurrë që të përbëjnë rrezik. Ndërsa trajneri Alegri shijon dy ndër blerjet e reja që të tregojnë se investimi për ta ia ka vlejtur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania