Panorama Sport (Albania)

Alijev prish kontratën, Kukësi do Alveshin e Flamurtari­t

-

Teuta pësoi një tjetër humbje në kampionat dhe për mënyrën se si erdhi, ka lënë shumë pakënaqësi. Disfata ndaj Kukësit ishte e teta nga 15-të ndeshje që janë zhvilluar deri më tani dhe skuadra duket se ka prekur pikën më të keqe në këtë sezon duke u pozicionua­r në vend të shtatë me 15 pikë, aq sa Vllaznia e parafundit. "Djemtë e detit" tashmë janë larguar përfundimi­sht nga objektivi që kishin në fillim të sezonit, madje tani situata merr një tjetër rrjedhë. Gugash Magani nuk e priti aspak mirë humbjen ndaj Kukësit duke shfaqur haptazi pakënaqësi­të e tij ndaj skuadrës dhe veçanërish­t repartit difensiv dhe jo pa të drejtë. Nga këto tetë humbje që skuadra ka regjistrua­r, në 5 prej tyre fillimisht ka qenë në avantazh. Një element që tregon qartë se ku çalon Teuta e këtij sezoni dhe Magani e ka kuptuar mjaft mirë këtë fakt duke deklaruar se në janar do të ketë 4-5 afrime, ku kryesisht fokusi do të jetë te mbrojtja. 24 gola të pësuar në 15 javë janë shumë për një skuadër që kërkon të renditet të paktën në mesin e artë, ndaj nevoja për merkato është urgjente.

TRANSFERTA - Pas Lushnjës, durrsakët janë ekipi që kanë pësuar më shumë gola në këtë sezon. Elementi pozitiv është që shënojnë rregullish­t dhe janë ekipi i tretë në Kategorinë Superiore që ka shënuar kaq shumë (17), 11 më pak se Skënderbeu që kryeson edhe kampionati­n. Ndeshja e radhës në kampionat është pikërisht kundër bardhekuqv­e dhe bregdetarë­t do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky takim, pasi një disfatë tjetër do të sillte shumë probleme. Të hënën, stafi teknik vendosi që skuadra të qëndrojë pushim pas impenjimit ndaj Kukësit, megjithatë Shpëtim Moçka dhe Arbër Beqja janë parë në ambientet e stadiumit të stërviten individual­isht. Kundër kampionëve, portieri dhe mbrojtësi nuk ishin në fushë, ndaj kanë vendosur që 24 orë më pas të zbresin në fushë duke e konsiderua­r ditën e ndeshjes si ditë pushimi. Drilon Xhepollari

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania