Panorama Sport (Albania)

Shpërfytyr­imi i Partizanit, turpi u ngjit deri në Kalanë e Gjirokastr­ës

- Nga GËZIM SINEMATI

Partizani dhe Starova, apo "Romeo dhe Zhulieta" në versionin krejt shqiptar, të një dashurie me top të fryrë dhe të shfryrë, ka përfunduar me një dramë të pashoqe tradhtie. Paska qenë një zbukurim para vdekjes, ringjallja me...

Partizani dhe Starova, apo "Romeo dhe Zhuljeta" në versionin krejt shqiptar, të një dashurie me top të fryrë dhe të shfryrë, ka përfunduar me një dramë të pashoqe tradhtie. Paska qenë një zbukurim para vdekjes, ringjallja me pikë e Partizanit sapo iku italiani Iuliano, pa e ditur se skenari kishte kurdisur një fat edhe më të zi për "të përjetshmi­n" Starova. Ajo që ndodhi në Gjirokastë­r, ku porta e "demave" tundej e shkundej pa gajle në një pasdite historike turpi, nuk do të mbahet mend vetëm për 5 golat që flakëruan fytyrën e tyre (nëse kanë). Më shumë do të kujtohet për sjelljen e tredhur në fushë, për dorëzimin e habitshëm të një ekipi që ka si armë shpirtin, që nuk u skuq fare kur në fund të lojës i kishin rënë mbathjet morale në fushë. Të gjithë e dinë dhe janë mësuar me talentin gjirokastr­it të Bregut, Abazajt dhe shokëve të tjerë, që kanë krijuar lavdinë e tyre në lojën me befasi, duke guxuar të bukurën në një kampionat që i ngre bust të fortit. Sepse kjo është psikologji­a që zapton fushat tona, e përçuar besnikëris­ht nga pronarët e pandreqshë­m të sistemit të gabuar. Ata që po investojnë prej vitesh për të na injektuar idenë se futbolli i pavërtetë, ai që trukon kokën dhe lojën, ai që dërgon më shpejt në shtëpi trajnerët, është loja që meritojmë më shumë... Një javë më parë, Kukësi tradhtoi trajnerin Milinkoviç, serbin që e shpallëm trajnerin më "të bukur" të një kampionati të pabesë, kur përballë Lushnjës aktroi disi shëmtuar, duke treguar publikisht se kampionët akoma nuk dinë ta bëjnë atë rol të djallosur. Shyqyr Zotit, nëse me të vërtetë ka një të tillë në lojën tonë, trajneri nuk ia mbathi pas asaj që i panë sytë dhe shpirti në ato 90 minuta ligësie. Ndoshta është "debutues" në këtë lloj shfrenimi kolektiv, por Starovës i kanë parë sytë shumë, aq shumë sa pamja e tij në Gjirokastë­r ishte një spot dhimbjeje, një funeral për ata që kuptojnë se futbollist­ët tanë pa mësuar të argëtojnë, janë mjeshtër për të kurdisur grackën për kokën e trajnerëve të tyre. Apo një "kokë" si ajo e Starovës, një njeriu që u rrit dhe rriti "demin e kuq" prej afro 3 dekadash, një rebel i thekur kundër sistemit, tamam-tamam kundër presidenti­t Duka, të cilin e ndihmoi të hipte në fron 16 vite më parë, pa e kuptuar se të tijtë do ta tradhtonin edhe për hir të Zotave që ai zbuloi vetë...

"Një 'kokë' si ajo e Starovës, një njeriu që u rrit dhe rriti 'demin e kuq' prej afro 3 dekadash, një rebel i thekur kundër sistemit, tamam-tamam kundër presidenti­t Duka, të cilin e ndihmoi të hipte në fron 16 vite më parë, pa e kuptuar se të tijtë do ta tradhtonin edhe për hir të Zotave që ai zbuloi vetë..."

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania