Panorama Sport (Albania)

Pasimet me këmbë, Strakosha është si... Nojer

Nëse me Hoxhallari­n kanë nisur negociatat, mesfushori­t nuk i është ofruar ende rinovimi

- ADELA MERKO

Fundi i këtij viti dhe ditët e para të janarit mund të jenë vendimtare për Asion Dajën. Mesfushori­t nuk i është ofruar ende rinovimi nga ana e Tiranës. Gjithkush mund të thotë që ka ende kohë dhe nuk ka pse palët të nxitohen, derisa kontrata i skadon vetëm në fund të këtij sezoni. Megjithatë, dyshimet shtohen me precedenti­n "Hoxhallari". Në të njëjtën situatë është edhe mbrojtësi, pasi ashtu si mesfushori­t, i mbaron kontrata në fund të këtij edicioni në Kategorinë e Parë. Por, në ndryshim nga Daja, lojtarit të linjës së majtë i është ofruar prej javësh zgjatja e marrëveshj­es nga kryeqyteta­sit. Klubi nuk do që të rrezikojë që Erion Hoxhallari t'i largohet me parametra zero gjatë verës.

OFERTAT - Vetë Daja, pak ditë më parë, deklaroi se me Tiranën e mban të lidhur një "kontratë morale" dhe vetëm pasi të realizojë me sukses misionin e ngjitjes në Kategorinë Superiore, mund të mendojë për të ardhmen. Duhet thënë që ofertat në drejtim të 27vjeçarit nuk kanë munguar, madje javë më parë ai u përmend si preferencë e Partizanit. Por "të fiksuar" për të rikthyer ish-mesfushori­n nuk janë vetëm të kuqtë, pasi edhe Kamza e ka në planet e saj prej kohësh. Dihet që Ramadan Ndreu e ka pikë të dobët këtë

lojtar, madje edhe në fillim të këtij kampionati insistoi që ta merrte në ekip, por në fund vetë mesfushori vendosi që t'u qëndrojë besnik bardhebluv­e dhe respektojë kontratën. Mesfushori ka qenë një pikë "kyçe" e formacioni­t të kryeqyteta­sve këtë sezon, megjithatë, në javët

e fundit disa herë është lënë edhe në stol. Edhe pse Ze Maria e ka argumentua­r këtë vendim si rrotacion, lojtari mund t'i krijohet ndonjë lëkundje.

AFRIMET - Tirana është e fokusuar te merkatoja në mesfushë. Edhe pse ky është reparti më i mbipopullu­ar te bardheblu, ndërsa në dispozicio­n kanë Erando Karabecin, Asion Dajën, Toni Mavejen, Rei Qilimin vetëm pak ditë më parë afruan edhe Kente Mugunën. Edhe ky i fundit luan në mesin e fushës, është fantazist më konkretish­t, duke çuar në 5 numrin e lojtarëve për qendrën. Me skemën që ka aplikuar deri më tani Ze Maria, i bie që nga 5 futbollist­ë, dy të mbeten në stol, ndaj nuk përjashtoh­et mundësia që ndonjë të zgjedhë largimin, se sa të jetë rezervë. Megjithatë, çdo lëvizje kërkon konsensus, pasi kontrata e pengon mesfushori­n që të marrë një vendim i vetëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania