Panorama Sport (Albania)

Pasimet, Strakosha si Nojer

Më i miri me këmbë në Serinë A, Lacio i nis sulmet me një "mbrojtës" më shumë

-

Saktësi në daljet e tij. I jashtëzako­nshëm me pritjet që ka bërë. Ndihmesë e madhe për prapavijën e Lacios duke ruajtur shpesh edhe të paprekur kuadratin. Mirëpo, cilësitë e portierit 22-vjeçar të Lacios nuk mbarojnë me kaq. Tomas Strakosha, me statistika­t që ka zhvilluar deri më tani në Serinë A, numëron 22 pasime të sakta mesatarish­t për çdo ndeshje. Kjo e bën atë që të konsideroh­et fare mirë si një "mbrojtës i lirë" mes shtyllave të bardhekalt­ërve.

STATISTIKA­T - Krahas gjithçkaje që ka ndodhur me Lacion deri më tani, është koha për të vlerësuar një portier të artë në skuadrën kryeqyteta­se të Italisë. Pak javë më parë ishte i dyti në listën e portierëve të Serisë A, por tashmë është koha që ai të renditet në krye të listës për një cilësi që pak portierë e kanë treguar: lojën me këmbë. Në bazë të një statistike, mediat italiane e kanë vlerësuar Tomas Strakoshën si portierin që realizon numrin më të madh të pasimeve gjatë një ndeshjeje. Duke marrë shifrën mesatare, shqiptari realizon 22 pasime për ndeshje. Deri më tani, asnjë prej portierëve në Itali nuk ka arritur të bëjë më shumë pasime se kaq.

SITI - Guardiola është një prej trajnerëve që imponon lojën tokazi që nga portieri deri në momentin e finalizimi­t të aksionit. Pak kohë më parë, portieri Ederson i Sitit numëronte më shumë pasime edhe sesa mesfushorë­t. Në këtë logjikë, paraqitjet dhe cilësitë e shqiptarit të Lacios e bëjnë atë që të jetë portieri më ideal për

momentin në Itali që meriton vëzhgimin e Sitit. Jo vetëm kaq, por shqiptari duket si Nojeri, me aftësinë për të luajtur saktësisht me këmbë.

OBJEKTIVAT - Festat e fundvitit janë një motiv më shumë që skuadrat të mblidhen

dhe të festojnë mes tyre. Në mbrëmjen e organizuar nga Lacio për festat e fundvitit, Thomas Strakosha ka folur edhe për "Lazio Style Radio". "Ka qenë një vit pozitiv për mua e për të gjithë skuadrën. Jemi një grup që ka ambicie të

mëdha. Stërvitem gjithmonë e më shumë sepse tashmë kemi objektiva të rëndësishë­m. Kjo Lacio mund të arrijë gjithçka. Ne punojmë për katër vendet e para në renditje dhe ky është synimi që duhet të arrijmë", ka deklaruar portieri i Lacios.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania