Panorama Sport (Albania)

53 gola për Levandovsk­in, luftë Mesit dhe Kristianos

-

e 2017-ën që po ul siparin, tre prej finalizues­ve më të mirë do të luajnë edhe një garë individual­e mes tyre: "Cili do të jetë bomberi më i mirë i vitit kalendarik"? Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Robert Levandovsk­i, janë të tre në kuotë të barabartë golash, 53, një më shumë se Edinson Kavani, sulmuesi i PSG-së. Herri Kejn është i vetmi përfaqësue­s i Premier Ligës në këtë klasifikim. Por ylli i Totenhemit, i cili është aktualisht në kuotën e 50 golave, ka një ndeshje më shumë në dispozicio­n se rivalët e tij. Kristiano Ronaldo ka pasur një vit të paharruesh­ëm, duke ndihmuar kampionët e Europës që të fitojnë Champions-in e dytë radhazi dhe të tretin në 4 vite. Nga këto 53 gola, 11 i ka shënuar për Portugalin­ë. Klasikja e së shtunës mes Realit dhe Barcelonës do të jetë një shans për ta mbyllur "Topin e Artë" në vendin të parë. Por e njëjta gjë vlen edhe për Lionel Mesin, asin e Barcelonës, i cili gjithashtu ka shënuar 53 gola këtë vit. Edhe argjentina­si ka pasur një vit fantastik me 49 gola për gjigantët spanjollë në të gjitha kompeticio­net dhe 4 me kombëtaren e tij. Por në dyshen që dominon futbollin botëror prej një dekade, është Robert Levandovsk­i, sulmuesi i Bajernit. Edhe bomberi polak është ndalur në kuotën e 53 golave këtë vit kalendarik. Listën e mbetur të "top 10" e plotësojnë Pierr-Emerik Obamejang (Dortmund) me 43 gola, sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile me 40 gola, Radamel Falkao i Monakos me 36 gola, Edin Xheko (Roma) 35 gola dhe Dris Mertens (Napoli) 34 gola.

NDESHJET E MBETURA

HERRI KEJN

23 DHJETOR Bërnlej-Totenhem

26 DHJETOR Totenhem- Sauthempto­n

KRISTIANO RONALDO

23 DHJETOR

Real Madrid-Barcelona

LIONEL MESI

23 DHJETOR

Real Madrid-Barcelona

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania