Panorama Sport (Albania)

53 gola secili, Ronaldo dhe Mesi ndezin klasiken

Kurrë më parë s kanë mbërritur kaq të barabartë në klasike

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Beteja e përjetshme i ka parë këta dy bur ra në luftë për pjesën më të madhe të vitit 201_. Dhe kur kanë ngelur vetëm disa ditë nga fundi i vitit, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi do të ndeshen edhe njëherë të fundit në klasike. Gara e tyre është një maratonë që do vendoset në sprintin e fundit nesër në "Bernabeu", sepse ata vijnë në kuotë të barabartë golash gjatë vitit 201_, `3. Shenja e barazimit vlen edhe për "Topat e Artë", "Këpucët e Arta" dhe trofetë e Ligës së Kampioneve... wati i ka lidhur pashmangsh­mërisht bashkë dhe beteja për të mposhtur njëri-tjetrin do të vazhdojë. Portugezi ka pasur një vit më të suksesshëm se argjentina­si në planin e trofeve me klubin dhe ata individual­ë. Prandaj, njërit me egon e tij do t'i vinte shumë keq sikur ta humbiste edhe këtë etapë të fundit. Dekada e fundit nuk mund të kuptohet pa këta dy emra dhe "El xlasico" ka pasur fatin që t'i ketë në fushë prej vitit 2009. Rivaliteti i tyre ka zëvendësua­r duele të mëdha sportivem si ai i tenistëve Andre Agasi dhe Pit Sampras. Kështu që edhe njëherë, edhe pse klasikja e së shtunës do të ketë shumë yje, sërish fokusi i kamerave do të jetë tek ata të dy.

Statistika­t - Shifrat tregojnë se sa të rëndësishë­m janë Ronaldo për Realin në "x amp Nou" dhe Mesi për Barçën në "Bernabeu". Kur x R _ - ta luan, Reali fiton _ ` . 36 { të ndeshjeve. Kur Mesi është në fushë në anën tjetër, përqindja e fitores së katalanasv­e është _`.63. Kur Kristiano shënon, Reali fiton në 89.`3{ të rasteve. Sa herë e bën rivali i tij, Barcelona del me 3 pikët në 88.9 | { të ndeshjeve. Tifozët mund të debatojnë dhe statistika­t sfidojnë njëra-tjetrën, por vështirë në këtë kohë sot të përcaktosh më të mirin. Për Ronaldon, vizita e "pleshtit" në fushën e tij dhe mundësia për të shuar shpresën e Realit për mbrojtjen e titullit, do të ishte një goditje shkatërrim­tare. Për Mesin, e shtuna mund të shënojë mbylljen e një faze të parë perfekte. Do të jetë hera e 3|-ët që ata do të përballen me njëri-tjetrin me argjentina­sin, që ka shënuar dy gola më shumë se luzitani (20-18). xR_ ka dalë fitimtar 10 herë, ndërsa rivali i tij 1`. Por le t'i harrojmë për pak shifrat. Sa herë hyjmë në to,

duket sikur diskredito­jmë magjinë e kualitetit të secilit. Për të përcaktuar se kush është më i miri, bëjmë mirë t'i shmangim statistika­t. Por sërish tundohemi nga ato, sepse kjo është hera e parë që ata vijnë në një barazi të tillë që prej nisjes së betejës së përjetshme një dekadë më parë. Klasikja e nesërme do të shihet në të gjithë botën dhe jo vetëm sepse përballë do të jenë dy skuadrat më të mira në botë, por edhe sepse ato kanë në gjirin e tyre dy lojtarët më të mirë të planetit: Ronaldo dhe Mesi, dominuesit e kësaj epoke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania