Panorama Sport (Albania)

Arsenal-Liverpul, Venger urdhëron për hakmarrje

Tekniku francez: S’do ta harroj kurrë në jetën time atë ndeshje

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arsen Venger i ka nx itur lojtarët e tij që të korrigjojn­ë gabimet e humbjes kundër Liverpulit, ndërsa Arsenali do të kërkojë të hakmerret për humbjen 4-0 në "Anfield Road" në gusht. Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Daniel Starrixh shënuan në ndeshjen e fillim sezonit, të cilën portieri i Arsenalit, Peter Çeh, e quajti si një prej eksperienc­ave të tij më të hidhura të karrierës. Edhe Venger e pranon se humbja i dhemb ende dhe sot në mbrëmje do të kërkojë që t'i kthejë reston "reds"-ave, kur ata t'i kthejnë vizitën në "Emirates": "Kur ke një karrierë kaq të gjatë sa imja, atëherë është e natyrshme të kesh disa disfata, që fatkeqësis­ht të dhembin gjatë pjesës së mbetur të jetës. Por ajo çka është interesant­e në futboll, është fakti që ti ke gjithnjë një shans për ta korrigjuar atë. Kështu që le të përqendroh­emi tek ajo që na pret të premten dhe ta kthejmë këtë mbrëmje totalisht në favorin tonë. Motivimi është aty. Skuadra ka mentalitet­in e duhur dhe gjithçka varet nga ne për të qenë

në maksimumin e lojës tonë. Duhet të luajmë shpejt dhe me vendosmëri."

RIKTHEHET ÇEMBËRLEIN - Aleks Okslejd-Çembërlein u përfshi në mënyrë surprizë në skuadrën e "topçinjve" në humbjen në "Anfield", ndërsa kishte kohë që qarkulloni­n

lajme se ai do të shkonte te Liverpuli. Gjithçka u zyrtarizua në ditën e fundit të merkatos. "Nuk do të ishte e ndershme t'ia vinim fajin një lojtari të vetëm për atë humbje, ku e gjithë skuadra luajti keq. Dhe unë dua që ai të respektohe­t kur të rikthehet këtu si një lojtar që ka luajtur

për Arsenalin." Tekniku francez do të mirëpresë në skuadër Shkodran Mustafin, pas dëmtimit të kampionit të botës në ndeshjen kundër Mançester Junajtid. Por londinezëv­e do t'u mungojë Olivie Zhiru dhe Aron Ramsej, pas shqetësime­ve muskulore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania