Panorama Sport (Albania)

Vagner firmos me Bajernin, bomberi zgjedh numrin 2

Sandro: Jam i lumtur që u riktheva në familje, nuk u mendova gjatë për vendimin

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Pas shumë spe kulimesh në muajt e fundit, sulmuesi gjerman Sandro Vagner ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën e Bajernit gjatë ditës së djeshme. Vagner rikthehet në ekipin e rekordmenë­ve gjermanë pas plot dhjetë vitesh dhe ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në muajin qershor të vitit 2020. Klubi bavarez ka rënë dakord për blerjen e sulmuesit 30-vjeçar me atë të Hofenhaimi­t, për të cilin Vagner shënoi një total prej 18 golash në sezonin e kaluar, për një shumë prej 12 milionë eurosh, e cila do të shkojë deri në 15 ose 16 milionë euro së bashku me bonuset. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili luan edhe me kombëtaren gjermane, ka shprehur dëshirën për të kaluar në skuadrën e Bajernit si një zëvendësue­s për bomberin polak, Robert Levandovsk­i. Edhe pse disa ditë më parë, presidenti bavarez, Uli Hënes, konfirmoi bisedimet mes dy klubeve, Vagner ka firmosur sot kontratën e tij të dytë me skuadrën e rekordmenë­ve gjermanë, ku i është caktuar edhe fanella me numrin 2. Lidhur me këtë çështje, sulmuesi 30-vjeçar ka thënë: "Shumica e numrave kanë qenë të zënë te Bajerni. I preferuari im është numri 14, por atë e mban Huan Bernat. Zgjodha numrin dy pasi është hera ime e dytë që luaj për rekordmenë­t gjermanë. Jam i lumtur edhe me këtë numër dhe shpresoj që të më sjellë sa më shumë fat." Vagner ka lindur në Mynih dhe është transferua­r në vitin 2007 nga skuadra e dytë e Bajernit në atë të MSV Duisburg. Në skuadrën e Verder Bremenit

ai arriti të shënojë 14 gola dhe të japë 11 asiste. Pas Bremenit, Vagner u huazua në skuadrën e Kaizerslau­tern ku më pas u transferua në ekipin e Hofenhaimi­t. Gjatë sezonit aktual, Vagner arriti të shënojë për klubin e Hofenhaimi­t gjashtë gola dhe katër asiste në 17 përballje. Që nga data 1 janar, ekipi i Bajernit do të aktivizojë sulmuesin gjerman në detyrën e tij të re me numrin 2. Ai ka folur edhe për mediat gjermane lidhur me rikthimin në Mynih duke thënë se: "Ka ardhur fundi i një rrugëtimi tepër të gjatë. Tanimë jam rikthyer në shtëpinë time, klubin e vendlindje­s sime dhe jam më se i lumtur që çdo gjë shkoi si duhej. Bajerni është klubi më i mirë në Gjermani dhe në botë. Kur më erdhi oferta për t'iu bashkuar skuadrës bavareze, nuk më duhej të mendohesha gjatë për të marrë një vendim." Sandro Vagner ka luajtur në skuadrën e Bajernit në sezonin 2007/ 08 nën drejtimin e legjendës gjermane, Otmar Hicfeld. Në atë periudhë, ai mbante veshur fanellën me numrin 6 pas Luka Tonit, Miroslav Kloses, Lukas Podolskit dhe Rok Santa Kruz. Ai është lojtari i dytë në Bundesligë pas Mikael Spis, që ka luajtur në më shumë klube të Bundesligë­s. Lajmin e rikthimit në Mynih e ka pritur me tone të larta edhe drejtori sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamixh­iç, i cili gjatë një deklarate ka thënë se: "Kemi pasur bisedime mjaft të mira me drejtorin sportiv të Hofenhaimi­t, Aleksander Rozen. Jemi shumë të lumtur që Sandro Vagner është rikthyer te Bajerni. Jam i sigurt se do ta shijojmë në maksimum lojën e tij me skuadrën. Mendojmë se Vagner ka cilësi të shkëlqyera edhe në aspektin e elementëve të ndryshëm në lojë. E dimë mjaft mirë se çfarë potenciali ka ai dhe kjo është arsyeja përse e zgjodhëm. Jemi të bindur në maksimum se ai do ta përforcojë edhe më tepër skuadrën e Bajernit." Një prej arsyeve kryesore përse Vagner kërkoi të transferoh­ej në klubin bavarez, ishte familja e tij, e cila prej vitesh jeton në Mynih.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania