Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Për fitore ndaj Partizanit, merkato në mbrojtje dhe sulm

-

Ernest Gjoka, trajneri i Vllaznisë, në daljen e tij para mediave ka folur për transfertë­n kryeqyteta­se, që do ta luajë sot ndaj Partizanit, në "Selman Stërmasi". Ndër të tjera, ai nënvizoi situatën në të cilën gjendet klubi. Po ashtu, ai ka folur sërish edhe për rastin Hasani e po ashtu edhe për merkaton. Madje tekniku i ka kërkuar klubit që të bëjë maksimumin, në mënyrë që të mos ta lërë të largohet mbrojtësin Nuredin Orelsi, kontrata e të cilit përfundon në muajin janar.

Si duket situata e ekipit para takimit me Partizanin?

Jemi në një moment të vështirë, si Partizani, ashtu edhe ne. Po mundohemi të japim maksimumin. Gjatë gjithë javës jemi munduar ta përgatisim ndeshjen kundër Partizanit me shumë qetësi, sepse shkojmë për rezultat në kryeqytet. Duhet të jemi shumë të qetë në fushë dhe të japim maksimumin.

Pritet që të ketë lëvizje në formacion?

Gurishta ishte i dëmtuar, por e kemi rikuperuar dhe do ta kemi me vete. Fat i madh është që u rikthye Krymi, për të cilin u pagua me para gjysma e dënimit të mbetur. Themi se deri diku mirë jemi. Të futemi të përqendrua­r në lojë dhe të japim maksimumin. Humbje si ajo e Partizanit në Gjirokastë­r mund t'i ndodhin cilësdo skuadër. Nuk është ndonjë kiamet i madh. Ua kam shpjeguar edhe lojtarëve të mi që rezultate të tilla ndodhin rrallë në futboll. E vlerësojmë Partizanin dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë në transfertë. Mendoj se, po të jemi të qetë dhe agresivë ndaj kundërshta­rit, mund të marrim atë rezultat që ne të gjithë dëshirojmë. Ne do të kërkojmë që të marrim maksimumin e mundshëm në këtë përballje.

Profesor, çfarë mund të thoni për çështjen "Hasani"?

Ai u largua, por kjo pyetje nuk është për mua. Unë e kisha të dëmtuar javën e kaluar, ndaj nuk luajti. Jam trajner dhe nuk merrem me çështjet e kontratave të lojtarëve. Nuk merrem as me problemet e pagesave. Për hir të së vërtetës, edhe sot po të më pyesni nuk di sa para marrin lojtarët e mi. Nuk më intereson kjo pjesë. Lojtari ka ikur pa lejen e klubit, apo me të vetën? Edhe kjo është një çështje që nuk më takon mua. Si trajner them se vlerat e Hasanit të gjithë i dinë, ndaj largimi i tij na prish shumë punë. Do të shikojmë përpara dhe të presim se si do të përfundojë çështja e Hasanit. Edon Hasani ka qenë i dëmtuar dhe për këtë kemi dokumentac­ionin e stafit tonë mjekësor, por edhe të vizitave të kryera në Shkodër e Tiranë. Ai nuk mundi dot të luante ndeshjen e shkuar. E dërguam edhe në Tiranë për të bërë një terapi më speciale, por nuk ia doli. Kini besim të plotë tek ajo që themi ne si staf: Hasani ishte i dëmtuar. Ka pasur një rupturë në pulpë, 1 cm.

Po për sa i përket afrimit të Sukajt?

Unë vazhdoj e këmbëngul që të mbarojmë ndeshjen me Partizanin, fillimisht, pastaj të flasim të qetë për merkaton. Të jemi seriozë dhe profesiona­lë. Të jeni të sigurt se po punojmë shumë, sidomos në pikat tona më të dobëta, siç është mbrojtja. Na kanë ardhur shumë emra, shumë lojtarë vendës e të huaj. Po i studiojmë, që të mos gabojmë në merkaton e janarit.

Orelesit i mbaron kontrata, çfarë do të bëni për ta pasur sërish pjesë të skuadrës?

Unë nuk e di si i kanë klauzolat futbollist­ët, sepse nuk kam qenë në fillim të ndërtimit të ekipit. Unë merrem me anën teknike të Vllaznisë. Dua t'jua them hapur se për mua, Orelesi është një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë, që drejtoj. Duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur, që atë futbollist ta mbajmë patjetër. Admir Uruçi

 ??  ?? Suad Lici
Suad Lici
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania