Panorama Sport (Albania)

Kukësi, “flirt” me një ish-milanist

Takim në Tiranë me 44-vjeçarin, nuk dihet nëse flitet për stolin apo për drejtor

- SKERDILAID SULOZEQI

Fitorja me Luftëtarin është një detyrim për Kukësin sot sepse kampionët dëshirojnë të mos e ndalin më hapin. Por a do të mjaftojë vetëm kaq për të vulosur qëndrimin përfundimt­ar të Milinkoviç­it? Mbetet për t'u parë. Burime pranë klubit kampion bëjnë më dije se, gjatë ditëve të fundit ka dalë në skenë një alternativ­ë tjetër për stolin e kampionëve dhe ai është një malazez. Bëhet fjalë për trajnerin Miodrag Vukotiç. Zyrtarë të lartë kanë pasur kontakte me të pak ditë më parë, por nuk dihet nëse është një masë paraprake nëse gjërat shkojnë keq me Milinkoviç­in dhe mund ta pasojë ai, apo nëse Vukotiç mund të shërbejë si një urë lidhëse për të afruar lojtarë cilësorë nga Mali i Zi dhe nga Rusia. Hipoteza e fundit është e mundshme për shkak se Vukotiç ka një eksperienc­ë në Mal të Zi si trajner i Buduçnosti­t. Vukotiç është një personazh shumë i njohur në Mal të Zi, madje në vitin 1997 ai arriti që të federohej edhe me Milanin, pavarësish­t se nuk arriti të luante asnjë ndeshje me kuqezinjtë. Ish-qendërmbro­jtësi 44-vjeçar arriti të nxjerrë kampion të Kategorisë së Dytë të Malit të Zi skuadrën e Mladost Podgoricës, në sezonin 20092010. E drejtoi këtë skuadër deri në vitin 2013 dhe më pas mori drejtimin e Buduçnost Podgoricës deri në vitin 2015, ndërsa, aktualisht është në pankinën e klubit tjetër malazez, Rudar Pljevlja, detyrë që e ka marrë më 24 shtator të këtij viti. Deri tani ka pasur vetëm kontakte mes palëve, pa arritur ndonjë marrëveshj­e dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për negociata për postin e trajnerit apo për rol tjetër.

FORMACIONI

Nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç, Kukësi u ka dhënë dorën e fundit përgatitje­ve, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Pezë Helmes në orën 10: 00 dhe pas saj skuadra është nisur drejt Kukësit. Trajneri ka vendosur dhe formacioni­n, ku do t'u besojë lojtarëve që dhuruan tri pikë në ndeshjen ndaj Teutës, me ndryshimin e vetëm se në vend të Shametit kthehet Alla. Koliçi do të mbrojë portën, ndërsa Idrizi tashmë ka zënë vendin e Rrahman Hallaçit, Alla e Hoxha në qendër, Rrumbullak­u në të majtë të mbrojtjes. Mesfusha do t'i besohet Ethemit në të djathtë, Imami ka qenë në balotazh me Krkotiç gjatë javës, por duket se 25- vjeçari kryeqyteta­s do ta nisë nga minuta e parë, Musolli që do mbajë dhe shiritin e kapitenit do vijojë më tej, ndërsa Kale në të majtë. Sakaq, Bakaj e Guri do formojnë dyshen e sulmit, me këtë të fundit pykë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania