Panorama Sport (Albania)

Merkato, Osmani dhe fitorja për tifozët, Daja hap “letrat”

-

"Një fitore të fundit, si dhuratë për tifozët në festat e fundvitit". Kjo ka qenë deklarata e trajnerit të Skënderbeu­t, Ilir Daja në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë sot në shtëpi ndaj Teutës. Ai ka folur gjithashtu për merkaton dhe zërat për një përplasje me Osmanin.

Luani ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik, çfarë pret Daja?

Normalisht pres një fitore, si për të mbyllur në mënyrën e duhur vitin në Korçë. Besoj që duhet ta mbyllim në mënyrën e duhur, pavarësish­t se kemi përballë një Teutë që nuk ka rezultate të mira. Por, normale duhet më shumë përqendrim.

Mund ta konsideroj­më të mbyllur çështjen e titullit, duke qenë se jeni nëntë pikë larg ndjekësit më të afërt? Unë do të thoja që nuk është kështu, pasi janë edhe shumë pikë në lojë. Ne kemi një avantazh prej 9 pikësh, që na jep një qetësi të madhe psikologji­ke, por nëse duam të rrisim cilësinë dhe diferencën, duhet që në çdo ndeshje të hyjmë me përqendrim maksimal. Nëse kjo nuk do të jetë prezente te lojtarët, unë kam biseduar me ta dhe asnjë nuk do të jetë në fushë nëse neglizhon. Ndeshjet ndaj Teutës kanë qenë gjithmonë të vështira. Si e parashikon­i të nesërmen (sotmen)?

Kemi vetëm një barazim të marrë vjet në fushën tonë, ndërsa rezultatet e tjera flasin në favorin tonë. Pavarësish­t se statistika­t nuk shërbejnë, jemi të bindur që duhet të luftojmë fort që të ruajmë diferencën dhe ta shtojmë atë.

Keni bërë me dije më herët se reparti i sulmit ka probleme, vazhdoni të jeni i këtij mendimi? Pa diskutim që do ta ndjekim merkaton me kujdes pas përfundimi­t të këtij takimi. Do të shikojmë çfarë ofertash mund të kemi për lojtarët tanë. Unë jam i mendimit që nuk mund të flasim paraprakis­ht, pavarësish­t se mendoj që një ekip si Skënderbeu duhet të gjejë fillimisht alternativ­at dhe më pas të shikojë merkaton në dalje. Merkato fillon në 1 janar, janë piketuar lojtarët që do të afroni? Unë kam pasur një bisedë me presidenti­n dhe do të vijojmë të punojmë pasi ne nuk kemi pushime. Do të ndjekim çdo lojtar që bën diferencën sepse nuk na duhen më lojtarë për në stol apo për të shtuar kontingjen­tin pasi kemi një numër të mirë organike. Duam cilësi, që këtë ekip ta çojmë edhe një hap përpara. Mos doni të thoni se do të ketë largime nga futbollist­ët e stolit? Nuk do të thoja largime, por mundet që me huazime, t'u japim mundësi lojtarëve të rinj që të aktivizohe­n më shumë në një ekip tjetër. Por që gjithsesi, do të vazhdojnë të jenë futbollist­ë të Skënderbeu­t.

Sa i rëndësishë­m është Soue për ekipin?

Deri në momentin e dëmtimit i ka shërbyer shumë ekipit. Për shkak të javëve mungesë, ka pasur ulje të rendimenti­t të tij, por dua të them se ka qenë një blerje e mirë e Skënderbeu­t këtë sezon. Flitet për një krisje të marrëdhëni­eve tuaja me Osmanin dhe si pasojë e kësaj ka ardhur ulja e tij në stol. Ka diçka të vërtetë?

I kam parë nëpër portale dhe janë për të rritur numrin e klikimeve. Nuk është e vërtetë që ka një çështje "Osmani" te Skënderbeu. Lojtari nuk ka qenë pjesë e formacioni­t pasi ka kaluar një virozë gripale, që e ka mbajtur larg stërvitjev­e. Është një lojtar që na duhet të jetë pjesë e ekipit pasi kur ka qenë në gjendje të mirë, ishte lojtar bazë dhe i domosdoshë­m për ekipin. Prandaj, shkurt dhe saktë, Osmani nuk ka çështje me Skënderbeu­n, është lojtar i rëndësishë­m për ne.

Batha, Krasniqi dhe shumë emra të tjerë janë shfaqur si alternativ­a për Skënderbeu­n...

Unë nuk dua të flas për emra konkretë, që janë në kontrast me klubet e tjera. Duhet fillimisht të flasim me klubin për të tillë lojtarë dhe më pas bisedime me lojtarët. Unë po them që Bathën e njoh sepse e kam drejtuar vetë dhe është lojtar me cilësi të mira, por ne do të zbatojmë rregullat e vëna nga UEFA dhe FIFA. Llazi Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania