Panorama Sport (Albania)

Kastrati premton një ndeshje të madhe në Korçë

Portieri i durrsakëve: Na kënaq edhe barazimi, tani nuk është koha të gjejmë fajtorët

-

Gugash Magani nuk do të ketë në dispozicio­n disa lojtarë të rëndësishë­m për përballjen me Skënderbeu­n në Korçë, megjithatë "djemtë e detit" besojnë se nëse nuk përsërisin gabimet e bëra deri më tani, mund të kthehen me rezultate pozitive. Portieri Elhan Kastrati flet me vlerësime të mëdha për atë që bardhekuqt­ë kanë bërë deri tani, por u shpreh se Teuta i ka të gjitha mundësitë për të bërë një ndeshje të mirë sepse aty luhet futboll. "Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne dhe nuk duam ta humbim. Jemi përgatitur gjatë, me synimin për të bërë një ndeshje të madhe në Korçë", tha portieri i durrsakëve për "Panorama Sport".

Ju kënaq një barazim në Korçë? Në Korçë, edhe një barazim konsideroh­et një rezultat shumë i mirë jo vetëm për ne, por për çdo skuadër. Megjithatë, ne do të futemi në fushë me dëshirën për të fituar, por e dimë se do të jetë e vështirë. Teuta mban vendin e tretë nga fundi. Sa e vështirë është për ju kur shikoni këtë pozicion? Normalisht, të vjen keq kur shikon ku ndodhemi duke u bazuar tek ajo që kemi dhënë në fushë. Vërtet kemi bërë gabime, por edhe fatin e kemi pasur kundër. Besoj se nëse të gjithë japin maksimumin, kemi shanse të mira, pavarësish­t se do të luajmë përballë ekipit kryesuese.

Sa do të ndikojë mungesat e Shkallës, Hrkaç dhe Osemene? Janë lojtarë që kanë luajtur më shumë dhe normalisht do të jetë e vështirë, por sukseset janë kolektive dhe nëse të gjithë ndihmojmë njëri-tjetrin, gjithçka do të shkoj mirë. Edhe lojtarët që kanë luajtur pak, janë shumë të rëndësishë­m dhe besoj se nesër (sot) do të japin maksimumin pasi duan të tregojnë veten e tyre.

Teuta është një prej ekipeve që pëson më shumë. Ku mendoni se është problemi?

Kur fitojmë, suksesi është

i të gjithëve. E njëjta gjë edhe kur humbasim. Nuk jemi këtu për të bërë llogaritë se kush ka gabuar më shumë, por duhet të fokusohemi në fushë për të mos i përsëritur më këto gabime duke dëgjuar këshillat e trajnerit. Normalisht, dikush ka bërë mirë, dikush jo dhe aq, por futbolli ka ulje dhe ngritje. E rëndësishm­e është të besosh te vetja dhe tek ekipi. Ne besojmë dhe jam i bindur se do të rifitojmë pozicione në klasifikim. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania