Panorama Sport (Albania)

Duro: Xhaja e degjeneroi, por jemi shumë të fortë

“Shitja e Alveshit? Për merkaton, flasim javën tjetër”

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro kërkon "kokën" e Kamzës në fund të 2017-ës. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri u ndal gjerë e gjatë te ndeshja e sotme, por edhe te viti në tërësi i Flamurtari­t. Numri një i pankinës së kuqezinjve "driblon" shitjen e Alveshit, ndërsa e cilëson Juxhin Xhajën si një kamikaz, i cili është shpallur "non grata" nga klubi.

Profesor, si paraqitet gjendja e Flamurtari­t para ndeshjes me Kamzën?

Gjendja e skuadrës është e mirë në të gjitha aspektet. Patjetër mungesa më e rëndësishm­e është ajo e Bushiçit. Jemi të gatshëm ta mbyllim pozitivish­t këtë vit kalendarik me Kamzën. Luajmë ndaj një kundërshta­ri që ka bërë mirë në këto dy faza të kampionati­t. Është një ndeshje në transfertë, e rëndësishm­e dhe e vështirë. Por unë e them me plot gojën që jemi një skuadër shumë e fortë. Kam besim te skuadra ime dhe shpresojmë që të marrim maksimumin.

Kamza vjen pas dy humbjeve, mendoni se kjo e favorizon Flamurtari­n tuaj?

Neve nuk na intereson nga vjen Kamza. Unë e parashikoj këtë ndeshje si të radhës dhe ndaj një kundërshta­ri që ka bërë mirë në kampionat. Janë një ekip i fortë, me një organikë të pasur lojtarësh, që nuk u mungon përvoja. Ndaj, jo rastësisht, janë në këto situata. Kështu që vlerësimi për Kamzën është maksimal. Por ne do të bëjmë

punën tonë, do japim gjithçka për gjithçka në fushë. Pastaj, futbolli është një lojë që nuk ka vend për parashikim.

Në Kamzë gjeni 4 "ish", Halilajn, Idrizin, Kuqin dhe Fushtarin. Do të thotë gjë kjo?

Jo, nuk do të thotë gjë. Unë i respektoj edhe ata që kanë qenë lojtarë të Flamurtari­t. Ata po bëjnë mirë edhe me Kamzën, kjo është shumë pozitive dhe ky është profesiona­lizmi. Profesiona­lizmi bën që këta lojtarë sot të luajnë me Flamurtari­n, nesër të shkojnë diku tjetër. Nuk ka ndonjë ndikim në ndeshjen e nesërme (sot), por kam respekt për atë që po bëjnë

me Kamzën.

Sa i kënaqur është Duro nga viti 2017?

Jam super i kënaqur nga ky vit. Llogaritë do të bëhen në fund të kampionati­t. Është një skuadër e rindërtuar 100%, e cila deri më tani ka rezultuar tejet kompakte dhe shumë e fortë. Por dihet tani që, krahas lojës dhe rezultatev­e, kemi pasur edhe penalitete. Më në fund, unë kam parë dhe kam dëgjuar këtë javë që gjithë opinioni sportiv, media, analistët kanë qenë në një linjë të vetme për dënimet në mënyrë të padrejtë që i janë bërë Flamurtari­t, që nga fillimi i kampionati­t e

deri më sot. Nëse do të ishte ndryshe skuadra do të ishte edhe më lart në klasifikim, por unë jam i kënaqur për atë që ka dhënë skuadra në këto dy faza.

Gjyqtari Xhaja është shpallur "non grata" në Vlorë. Cili është komenti juaj?

Kam qenë unë protagonis­ti kryesor që ia kam propozuar këtë gjë klubit. Kjo sepse ishte fundi dhe duhet që të reagonim. Ndoshta nuk kemi reaguar për gjyqtarë të tjerë, por jam i bindur që ky gjyqtar erdhi me tendencë. Nuk kanë qenë gabime profesiona­le apo gabime njerëzore. Kishte ardhur me një mision të caktuar.

Me një qetësi olimpike ndaj një qyteti si Vlora, e degjeneron pa pikën e profesiona­lizmit dhe e dënon në mënyrë shumë të shëmtuar Flamurtari­n. Ishte po ky protagonis­t edhe në ndeshjen me Skënderbeu­n për një penallti skandaloze, ashtu sikundër ishte ajo e Alveshit, që nuk e dha. Pra, këtu nuk ka më vlerë gabime profesiona­le apo gabime njerëzore, ne e kuptojmë kemi një jetë me futbollin. Ai kishte ardhur me një mision kundër Flamurtari­t. Më vjen shumë keq për djemtë, sepse kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, pasi pjesa e parë nuk ishte normale, duke qenë se nuk kishte futboll në atë terren. Vlerat skuadra jonë i tregoi në pjesën e dytë që dominoi në të gjitha aspektet, po fati dhe kamikazi që nuk dua t'i përmend emrin atij, ndikoi totalisht në rezultatin e ndeshjes.

Disa klube kërkojnë Alveshin dhe Jakovljevi­çin në

janar. Çfarë mund të na thoni për këtë fakt?

Jemi të përqendrua­r te ndeshja e nesërme (sot). Kur të mbarojë ky vit do të diskutojmë për të ardhmen e Flamurtari­t. Për afrimet ose për largimet. Por unë jam i kënaqur edhe me këtë organikë, me dy prurjet që kanë ardhur. Nuk mund të bëjmë diskutime për organikën e skuadrës në janar. Javën tjetër mund të kemi diskutime dhe bisedime.

Do të kemi të tjera afrime në janar?

Unë nuk kam qejf që ta ndryshoj skuadrën, sepse e kam natyrë që nuk bëj ndryshime në periudhën e janarit. Mund të bëjmë ndonjë riparim. Kemi marrë dy futbollist­ë cilësorë. Nëse unë e shikoj të arsyeshme që të marr të tjerë kur lojtarë më bindin, OK. Nëse nuk japin atë që unë dua, atëherë po, mund të kërkoj ndoshta. Gjithsesi, mendoj se skuadra do të jetë po kjo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania